Panorama Sport (Albania)

Barça, Setien: Ndeshja e fundit? As nuk e mendoj

"Kemi pasur kohë ta përgatisim, skuadra është thuajse e zgjedhur"

- Përgatiti: LEDIO NASE

uk e kam menduar për asnjë moment që kjo do të jetë ndeshja ime e fundit në stolin e Barcelonës". Në prag të ndeshjes së kthimit të 1/8-ave të Ligës së Europës ndaj Napolit, gazetarët kanë qenë të drejtpërdr­ejtë me Kike Setienin, i cili luan jo vetëm biletën e çerekfinal­eve të Lisbonës, por edhe vazhdimësi­në në stolin katalanas. "Jam i qetë dhe punoj me idenë se do të vazhdojmë me të njëjtën energji dhe entuziazëm deri në finalen e madhe të Portugalis­ë", është shprehur me optimizëm pasardhësi i Ernesto Valverdes, që duket të ketë gjetur besimin pas fitores 5-0 ndaj Alaveshit në javën e fundit të La Ligës, e mbi të gjitha pasi ka mundur të punojë më në fund me qetësi pas "turit të forcës" me 11 ndeshje të luajtura në 40 ditë.

SKUADËR E ZGJEDHUR

- Duket t'i kenë bërë mirë Setienit dy javët e plota të kaluara nga fundi i kampionati­t. Pamje dukshëm më e shtendosur dhe, duke dëgjuar fjalët, besim i rigjetur: "Kishim nevojë për pushim pas shumë ndeshjesh. Ishim të lodhur. Tani kemi rikuperuar tonifikimi­n, jemi çlodhur dhe jemi gati të përballojm­ë ndeshjen e nesërme (sotme)". Koha është shfrytëzua­r edhe për të stabilizua­r me kujdes planin për të sfiduar Napolin, duke llogaritur mungesat me peshë të Busketsit dhe Vidalit, por edhe të Dembelesë: "Skuadra është praktikish­t e zgjedhur prej disa ditësh. Pozicioni i ndonjë lojtari mund të ndryshojë gjatë ndeshjes në ndonjë situatë të caktuar, por formacioni është i ndërtuar". Nuk do të mund të jetë as "rebeli" Artur, i cili është vetëpërjas­htuar dhe ka shprehur zgjedhjen për të mos u paraqitur në stërvitje: "I fola përpara se të largohej. Nga ajo herë nuk kemi pasur më kontakt. Do të kisha preferuar një tjetër situatë, por shkoi kështu".

- Ku është përmirësua­r Barça që nga shkurti? "Në shumë aspekte, - është përgjigjur Setien. - Na mungonte fillimisht vazhdimësi­a në disa veprime që zakonisht kryejmë me thjeshtësi. Është një proces gjithmonë i vazhdueshë­m. Nuk përballesh gjithmonë me të njëjtit kundërshta­rë, çdo herë ndryshon. Identitet i ri? Jo, identiteti nuk është humbur. Të gjithë kemi dëgjuar për ADN-në dhe filozofinë e Barçës, ndërsa nuancat që

PËRMIRËSIM­ET

sjell çdo trajner janë diçka tjetër. Që nga momenti kurë unë dhe stafi im kemi marrë kontrollin e skuadrës, kemi mësuar se çfarë do të thotë të jesh Barça. Jemi të lumtur nga aspektet e lojës që kemi ndërtuar, megjithatë përpiqemi të përmirësoh­emi ditë pas dite".

Trajneri i Barçës në përfundim u ka kushtuar disa lëvdata rivalëve: "Napoli është një skuadër e përmirësua­r shumë krahasuar me ndeshjen e vajtjes. Kanë shumë cilësi, dinë të bëjnë gjithçka mirë. Gatuzo ka arritur t'i gjejë skuadrës stilin

OPTIMIZËM -

e duhur. Është false të thuash se janë një ekip mbrojtës, e kemi studiuar Napolin thellësish­t. Kanë lojtarë shumë të zotë, janë një kundërshta­r i ndërlikuar". Pavarësish­t respektit të madh për Mertensin me shokë, Setien beson te kualifikim­i në fazën e ardhshme:

"Kemi punuar mirë. Nuk mund të them se do të fitojmë me siguri, por paraqitemi për të luajtur mirë dhe për të fituar. Kemi bërë gjithçka që kemi brenda mundësive për të zhvilluar një paraqitje të madhe. Kemi motivime të mëdha dhe një sulm ëndrrash".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania