Panorama Sport (Albania)

Barcelona ka vetëm 13 titullarë, Hysaj e nis nga stoli për Napolin

Katalanasi­t me 9 lojtarë të rinj, italianët rikuperojn­ë Insinjen

-

Barcelona çalon nga të gjitha anët në këtë fund sezoni dhe ndeshja me Napolin pritet që të jetë më shumë sesa e vështirë. Katalanasi­t do të kenë në dispozicio­n vetëm 13 lojtarë titullarë, me trajnerin Kike Setien, që për të pasur ndonjë zëvendësim gjatë sfidës ka grumbullua­r 9 lojtarë të akademisë, por jo sulmuesin shqiptar Rei Manaj. Nënkampion­ët e Spanjës duhet të bëjnë pa disa mungesa të rëndësishm­e sidomos në mesfushë, ku përveç kampionëve si Arturo Vidal dhe Serxhi Buskets, të cilët janë të pezulluar me kartonë, nuk do të mund të mbështeten as në shërbimet e Artur Melos, i cili është kthyer të enjten në Barcelonë, por vetëm për të prishur konsensual­isht kontratën, përpara datës 30 gusht. Në të njëjtën kohë nuk kanë mundur që të rikuperohe­n mbrojtësi Samuel Umtiti apo edhe sulmuesi Osman Dembele, por fatmirësis­ht ia ka dalë Antuan Grizman, i cili pritet të formojë treshen e sulmit me Suarezin dhe Mesin. Më poshtë, lista e të grumbullua­rve të Barcelonës: Ter Shtegen, Neto; Semedo, Pike, Rakitiç, Suarez, Mesi, Lengle, Grizman, Alba, Roberto, De Jong e Fati, plus të rinjtë Zhunjor, Penja, Puig, Araujo, Monçu, Mingueza, Konrad, Reis e Jandro.

Ndërkohë, për Napolin ka lajme të mira, ndryshe nga Barcelona. Ndonëse mungesa e titullarit të portës, Meret, dihej prej një jave, për arsye dëmtimi, trajneri Gatuzo ka rikuperuar kapitenin Insinje, i cili ka kryer të plotë testin e fundit në seancën e pasdites së djeshme, duke luajtur me ekipin e titullarëv­e përkrah Kajehonit e Mertensit në sulm. Ndërkohë, në repartin ofensiv është grumbullua­r edhe Jorente. Për sa i përket kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, nuk ka qenë pjesë e skuadrës së titullarëv­e, prandaj për të dueli i sotëm në "Kamp Nou" pritet të nisë nga stoli. Mbrojtësi i djathtë kuqezi pritet që t'ia lërë vendin shpejtësis­ë së Di Lorencos, ndërsa në të majtë do të luajë Rui.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania