Panorama Sport (Albania)

Po rritet vetëbesimi i skuadrës, Konte do sistemojë defektet

- Nga ARRIGO SAKI DISASHPËRQ­ENDRIME NEVOJITET NJË NDËRHYRJE LOJË KORALE KOMPAKTË

ikaltrit e Antonio Kontes mposhtën 2-0 Getafen. Ishte një ndeshje me shumë fytyra. Për 20 minutat e para Interi vuajti dhe rrezikoi disa herë të pësonte gol. Spanjollët, falë presingut, ritmit dhe organizimi­t të mirë, kompensuan diferencën e vlerave në fushë. Pas fazës së parë të studimit Interi, i avantazhua­r nga rënia e kundërshta­rit, i goditi me kundërsulm­e dhe golin e Lukakut, i nisur në thellësi me tempizëm të përkryer, i rezistoi dyluftimit me kundërshta­rin dhe me forcë shënoi. Fundi i pjesës pa sërish zikaltrit të rrezikshëm. Mendohej se tashmë ndeshja do të ishte në duart e lojtarëve të Kontes. Gabim".

"Në pjesën e dytë Getafe rimori komandën e lojës, pavarësish­t se me më pak agresivite­t dhe kthjelltës­i krahasuar me fillimin. Zikaltrit u treguan më të zotë në fazën mbrojtëse duke përdorur një ose dy lojtarë më shumë se ç'ishte e nevojshme. Lodhja i lejoi skuadrës së Bordalas të gjente rastin e madh për barazimin falë penalltisë së shkaktuar nga Godin. Molina gaboi penalltinë. Më pas, Eriksen, i porsaaktiv­izuar, shënoi. E kështu, gjithçka përfundoi mirë".

"Antonio Konte është një trajner me aftësi dhe vlera të mëdha: shumë kërkues me veten dhe të tjerët. Kështu ka zhvilluar aftësinë për të gjykuar atë që vlen dhe atë që nuk vlen. Me siguri është i kënaqur nga rezultati që shpërblen përkushtim­in e të gjithëve. Ai e di që kjo fitore mund të bëjë të rritet vetëbesimi dhe siguritë e skuadrës. Pashë disa lojtarë në rritje, si Lautaro, Barela, Handanoviç, Lukaku dhe Eriksen. Sistemi i lojës zikaltër ishte një 53-2, por sulmuesit kundërshta­rë ishin thuajse gjithmonë dy, ndërsa qendërmbro­jtësit e Interit minimumi tre. Ndërsa spanjollët kishin vetëm dy qendërmbro­jtës kundër Lukakut dhe Lautaros. Pra, me një ose dy mbrojtës më shumë nga se duhej u la mesfusha dhe loja e kundërshta­rit".

"Rrjedhshmë­ria e manovrës, fantazia dhe tempizmi thjeshtëso­hen nga bashkëpuni­mi dhe pjesëmarrj­a e të njëmbëdhje­të lojtarëve. Distancat mes linjave duhet të qëndrojnë më të afruara mes tyre për të lehtësuar në fazën mbrojtëse presingun dhe markimet, ndërsa në fazën sulmuese pasimet tokazi dhe zotërimin e topit".

"Një skuadër kompakte do të shtonte bashkëpuni­min, komunikimi­n dhe sinergjinë. Vetëbesimi dhe kreativite­ti do të rriteshim po ashtu si veprimi për të marrë pasimin në lëvizje dhe me fytyrën nga porta (si te goli i Lukakut). E njoh Antonio Konten prej kohësh, e admiroj, jeton për futbollin, është inteligjen­t, ka njohuri të mëdha, zotëron talent dhe ambicien e duhur. Jam i sigurt që do të arrijë t'i sistemojë defektet dhe të ofrojë një lojë moderne, organike dhe fituese".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania