Panorama Sport (Albania)

Babai i Mesit ble shtëpi në Milano me pamje nga Interi

Dekreti i Rritjes ndihmon "Suning"-un, sponsorët s'mungojnë

-

Horge Mesi, babai i Leos, ka marrë tashmë shtëpi me pamje nga... Interi. Kanë mundur ta konstatojn­ë përgjegjës­it komunalë që gjatë këtyre ditëve e kanë vizituar për të kompletuar procedurën që do t'i lejojë të përfitojë rezidencën milaneze. Lëvizja ka me siguri arsye fiskale, duke konsiderua­r faktin që babai menaxhon fatet e sulmuesit të Barcelonës, përveçse është përfaqësue­si së bashku me vëllain Rodrigo.

SKENARË

Praktika pranë Komunës së Milanos ishte nisur më 6 qershor, në heshtje të madhe. Megjithatë, pas dy muajsh konteksti ka ndryshuar në mënyrë radikale. Në Barcelonë janë të bindur që "Pleshti" nuk do ta braktisë kurrë qytetin e tij adoptues, ndërsa në ambientet zikaltër qarkullon një energji e patrazuar nga deklaratat e kujdesshme të administra­torit të deleguar Xhuzepe Marota. Frenimet fasadë, në fakt, nuk arrijnë të mbulojnë zërat e punimeve të nisura mbi të gjitha në Kinë: Tregues i parë është imazhi i projektuar i Mesit në "Duomon" e Milanos për të prezantuar sfidën e kaluar me Napolin. "Suning" po studion në mënyrë te thelluar termat ekonomikë të një operacioni që do të kujtonte atë që solli Kristiano Ronaldon te Juventusi. Nën këtë profil menaxherët e familjes Zhang po vlerësojnë impaktin ekonomik për sponsorët e interesuar (që nuk mungojnë) për këtë aventurë të kushtueshm­e, por joshëse.

DIALOGU

Në këtë periudhë, presidenti katalanas Bartomeu ka shpejtuar të deklarojë se Mesi do të mbyllë karrierën te Barcelona, sepse e ka premtuar dhe vetë ai në prag zgjedhjesh nuk do të mund t'ia lejonte vetes shitjen e ikonës së klubit, por nuk shpëton

fakti që kampioni argjentina­s mbi argumentin nuk është shprehur ende. Sigurisht, është e vështirë që të lirohet gjatë kësaj merkatoje, meqenëse është i lidhur me një klauzolë prej 700 milionë eurosh dhe mund të largohet falas vetëm në fund të kontratës që skadon qershorin

e ardhshëm. Sistemi i taksave në Itali është në favor të zikaltërve: në Spanjë prej kohësh Mesi ka probleme të lidhura me këtë temë, ndërsa transferim­i në Serinë A me ndihmën e Dekretit të Rritjes ul me 50% mbajtjet nga paga për ata që transferoh­en në Itali.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania