Panorama Sport (Albania)

Nojer: Bajerni është në çerekfinal­e

"Ndaj anglezëve të mos vuajmë, t'i shkojmë deri në fund këtij kompeticon­i"

-

Manuel Nojer ish te së bashku me trajnerin e Bajernit në konferencë­n për shtyp para ndeshjes së sotme. Kapiteni gjerman tha se skuadra e tij e di se çfarë duhet të bëjë për të kaluar në turin tjetër. Nojer gjithashtu pranoi se kishte nisur të mendonte për kundërshta­rin e radhës.

"Ndeshjet e ardhshme do të jenë me eliminim direkt. Gjithçka do të varet nga forma që skuadrat do të jenë atë ditë. Nuk është diçka e lehtë dhe ne jemi të vetëdijshë­m për këtë gjë. Gjithashtu jemi në dijeni për skuadrën që mund të kemi përballë në fazën tjetër. Çdo gabim do të na kushtonte shumë"

Faza finale -

"Jemi një skuadër e madhe, të gjithë po bëjnë një sezon fantastik. Kemi uri dhe ambicie. Kjo është shumë e rëndësishm­e për një skuadër nëse kërkon të shkojë larg në Champions. E rëndësishm­e është që të ruajmë përqendrim­in deri në fund. Fituam kampionati­n dhe Kupën e Gjermanisë, dhe tani duam edhe trofeun e radhës. Gjithçka do të nisë nga ndeshja me Çelsin. Do të ishte diçka e mirë nëse do të fitonim dhe nuk do t'ia komplikoni­m kualifikim­in vetes".

ObjektiviG­jendja e skuadrës -

"Bëmë një pushim të vogël dhe tani i jemi rikthyer stërvitjes. Ishte diçka që kishim nevojë. Me atë që kam parë në këto ditë, mund të them se jemi në formë të mirë. Luajtëm një miqësore me Marsejën, edhe pse nuk dhamë maksimumin, shenjat ishin pozia tive. Personalis­ht jam mirë dhe gati për t'i shkuar deri në fund këtij kompeticio­ni".

"Kingslei është një lojtar që na ka ndihmuar shumë gjatë sezonit. Është e vërtetë që ai u dëmtua në stërvitje dhe nuk do të jetë në

Koman -

fushë. Por kjo nuk na shqetëson shumë. Kemi lojtarë si Perisiç, Kutinjo dhe Myler. Skuadra nuk vuan për lojtarë në sulm. Jam i bindur që do të bëjmë mirë edhe pa të, edhe pse me të gjithçka do të ishte më e lehtë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania