Panorama Sport (Albania)

Salihamixh­iç: Hënes ka gjithmonë të drejtë

Drejtori sportiv është pro kritikave kundër Borusias

- Ndeshja me Çelsin Merkato

Drejtori sportiv i Bajernit të Mynihut, Hasan Salihamixh­iç, foli për "Sky"-n në lidhje me kritikat e Uli Hënesit ndaj Dortmundit dhe politikën e merkatos që do të ndjekë skuadra kampione. "Kur Uli thotë diçka, ka gjithmonë të drejtë", tha Salihamixh­iç, duke mbështetur kështu fjalët e ish-presidenti­t të Bajernit në lidhje me sulmin e bërë ndaj rivalëve verdhezi. Ai gjithashtu tha se reagimi i bërë nga skuadra e Borusias ishte jo i zgjuar. "Mendoj që kjo çështje u fry më shumë seç duhej. Ndonjëherë kritikat duhet të merren edhe për mirë", tha Brazo.

Drejtori sportiv nuk harroi të fliste edhe për ndeshjen e sotme ndaj Çelsit, duke thënë se nuk pret rezultat tjetër përveçse fitores. "Çelsi bëri një sezon të mirë në Angli, duke e mbyllur sezonin në vendin e katërt dhe shkuar deri në finalen e Kupës së Anglisë. Por ne duhet të bëjmë lojën tonë dhe të mos lejojmë që të bëjmë asnjë gabim. Djemtë mezi presin të zbresin në fushë dhe të fitojnë, më besoni i kam parë gjatë javës në stërvitje".

Hasan u ndal edhe te merkatoja e skuadrës së Bajernit. Ai nuk premtoi shumë, pasi sipas tij, ekipi është i kompletuar. "Kam folur me trajnerin dhe të dy jemi të mendimit se skuadra ka pak nevojë për ndërhyrje. Për fat të keq nuk mund të llogarisim dëmtimet të cilat janë të paparashik­uara. Pavar ishte njëri prej tyre. Por për fat të mirë, Kimish mund ta zëvendësoj­ë në mënyrën më të mirë. Ai ka luajtur edhe më përpara në atë pozicion dhe kjo na jep shpresë se gjithçka do të shkojë mirë jo vetëm në këtë ndeshje, por edhe në pjesën e mbetur të turneut. Nuk duam të shkojmë që tani në shtëpi dhe këtë e dinë të gjithë", përfundoi Hasan Salihamixh­iç.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania