Panorama Sport (Albania)

Flik i trembet Çelsit: Nuk më pëlqejnë surprizat

Trajneri gjerman kërkon vetëm fitore ndaj londinezëv­e

-

Trajneri Hansi Flik foli dje në konferencë­n për shtyp në lidhje me ndeshjen e sotme ndaj Çelsit për Champions. 55-vjeçari tha se skuadra e tij do ta marrë seriozisht ndeshjen, pasi nuk i beson shumë avantazhit 3-0 në sfidën e parë me blutë.

Kush do të luajë në vend të Komanit?

Mendoj se Perisiç, ai është një lojtar më dinamik në sulm. Por edhe Kutinjo është një mundësi. Për këtë do të vendosë nesër (sot) në drekë.

Duket se nuk jeni shumë i shqetësuar për këtë mungesë?

Jemi një skuadër e kompletuar në të gjitha repartet. Gjatë gjithë sezonit luajtëm me qendërmbro­jtës të sajuar siç është Alaba, dhe ia dolëm të shpalleshi­m kampion. Ndaj Çelsit, Kimish do të rikthehet në pozicionin e tij të mëparshëm. Nuk ka asgjë për t'u

Ndeshja e së shtunës midis Bajernit të Mynihut dhe Çelsit do të gjykohet nga një katërshe rumune me kryesor Ovidiu Hategan. Ky do të asistohet nga Oktavian Sovre dhe Sebastian George; arbitri i katërt do të jetë Radu Petresku. Ndërkohë, në VAR arbitri i njohur do të ndihmohet nga një dyshe italiane: Masimilian­o Irati dhe Marko Guida, të dy arbitra që ndodhen në elitën e gjyqtarëve të Serisë A.

shqetësuar.

Keni frikën e një nënvlerësi­mi?

Jo aspak, djemtë e dinë që nëse duan të shkojnë në turin tjetër, duhet të japin 100% ndaj Çelsit. Askush nuk do surpriza të pakëndshme. Mendja jonë është vetëm te sfida e

nesërme (sot). Duam vetëm të fitojmë dhe të mbyllim njëherë e mirë llogaritë me blutë e Londrës.

Ju tremb Çelsi?

Nuk është çështje frike, por respekti. Do t'i respektojm­ë në maksimum ata. Me të njëjtin mentalitet luajtëm edhe në

Londër. Gjithmonë kemi pasur respekt për kundërshta­rët tanë. Besojmë te forca jonë dhe në fushë luajmë gjithmonë për të dhënë më të mirën.

Të rikthehemi te formacioni, do të ketë ndryshim tjetër përveç Komanit?

Jo, pjesa e tjetër do të jetë pak shumë e njëjtë me atë që keni parë në muajt e fundit. Vetëm mungesa e Kingsleit është 100% e sigurt. Por kjo nuk na tremb, pasi ashtu siç e thashë edhe më parë, kemi mjaftueshë­m lojtarë për të përballuar ndeshjen dhe ndoshta të gjithë kompeticio­nin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania