Panorama Sport (Albania)

Lampard: Në Mynih zbrazim të gjithë fishekët

"Nuk na mungon motivimi, të bëjmë ndeshjen e jetës"

-

Trajneri i Çelsit, Frank Lampard, be son se skuadra e tij mund t'i hapë probleme Bajernit të Mynihut. Tekniku anglez tha se blutë do të jepnin gjithçka për të befasuar kampionët e Gjermanisë. "U kam thënë djemve për të zbrazur të gjithë fishekët që kanë. Ose në të kundërt, është e kotë që të zbresim në fushën e lojës. Duam të bëjmë një ndeshje të mirë nga minuta e parë deri në fund. Kur luan ndaj një skuadre të madhe si Bajerni, duhet të japësh më shumë se zakonisht. Të mos bëjmë gabimet që bëmë në ndeshjen e parë, të gjithë e dimë që zhvilluam një ndeshje shumë të dobët", tha Lampard. I pyetur për mungesat e shumta që ka skuadra e tij, anglezi pranoi se me skuadrën nuk do të udhëtojnë shumë lojtarë. "Pulisiç, Azpilikuet­a, Perdo dhe Uillian nuk do të janë të disponuesh­ëm. Kante dhe Loftus Çik kanë udhëtuar në Mynih. Por për formacioni­n do të mendoj vetëm pak minuta para ndeshjes".

Ndërkohë, nuk kishte si të mungonte një pyetje në lidhje me finalen e luajtur në Mynih në 2012-ën. Atëherë Lampard festonte trofeun e Champions-it pikërisht në "Allianz Arena" ndaj skuadrës bavareze. "Do të mundohem të përdor të gjitha historitë e asaj ndeshjeje për të motivuar

djemtë. Dua që ata të ndiejnë se kjo ndeshje mund të përmbyset. Pres që ata të përgjigjen në fushën e lojës, të japin gjithçka. Sigurisht që në një ndeshje të tillë rol të madh luan edhe fati, por ne si skuadër duhet të luajmë

pjesën tonë. Në Champions gjithçka mund të ndodhë dhe pikërisht te kjo unë si trajner dhe lojtarët duhet të besojmë", tha trajneri i Çelsit në lidhje me përballjen e sotme ndaj Bajernit të Mynihut.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania