Panorama Sport (Albania)

Bajern-Çelsi, ja katër duelet më të zjarrta

- NDESHJET DIREKTE

Çelsi priti në Londër skuadrën kampione të Gjermanisë në një duel që u mbyll 3-0 për skuadrën e Hansi Flik, e cila do të luajë sot ndeshjen e kthimit me gjermanët. Por cilat janë sidat më të nxehta midis dy skuadrave? "Bild" përmblodhi edhe njëherë ndeshjet kryesore të dy skuadrave. 1. Ishte prilli i 2005-ës, kur gjermanët vizitonin "Stamford Bridge", ndeshja e parë e çerekfinal­eve. Anglezi Kole shënoi golin e parë për blutë pas një devijimi të mbrojtjes mike. Më pas, ishin gjermanët që barazuan me Shvainshta­igerin. Por Çelsi nuk u demoralizu­a dhe shënoi dy gola me anë të Frank Lampard, atëherë mesfushor, tani trajneri i skuadrës londineze. Për të vulosur fitoren e vendësve ishte Drogba ai që preu shpresat për miqtë, që në fund shënuan edhe një gol me anë të Ballak nga pika e bardhë e 11-metërshit. 2. Në ndeshjen e kthimit, Bajerni duhet të fitonte 2-0 për të kaluar në gjysmëfina­le. Por ishin miqtë nga Londra ata që shënuan të parët me anë të Lampard pas një predhe nga jashtë zone. Më pas Picaro barazon shifrat në 1-1. Por Drogba kërcen më shumë se mbrojtja gjermane, duke mposhtur sërish Kahnin. Ballak rihap edhe njëherë shanset për skuadrën e tij duke barazuar gjithçka. Sholl në fund të takimit shënon edhe golin e tretë për bavarezët, që më pas nuk ia arritën të shënonin edhe një gol për ta dërguar ndeshjen në shtesë. Çelsi kaloi në raundin tjetër. 3.FINALJA Rrallë ndodh që finalen e Champions-it ta luash në shtëpinë tënde. Këtë fat e kishte Bajerni i Mynihut më 19 maj të 2012-ës. Në një "Allianz Arena" të stërmbushu­r, gjermanët kaluan të parët në avantazh me Mylerin, duke krijuar iluzionin që trofeu do të mbeste në Mynih. Por Drogba barazoi gjithçka në fund të ndeshjes, duke e çuar takimin në shtesë, atje ku Roben gabon nga pika e bardhë duke dërguar sfidën drejt ruletës së penalltive. Në fund, Drogba shënon goditjen e fundit duke thyer mijëra zemra gjermane dhe duke marrë trofeun me vete në Londër. 4. SUPERKUPA Më 30 gusht 2013 Bajerni dhe Çelsi ndeshen për Superkupën e Europës. Torres shënon i pari duke i dërguar londinezët në avantazh. Riberi barazon rezultatin pas një gjuajtjeje nga jashtë zone. Më pas ishte Pedro që shënon golin e dytë për Çelsin, duke rikthyer avantazhin tek anglezët. Martinez barazon gjithçka në minutat e fundit dhe ndeshja shkon në shtesë, aty ku skuadrat nuk gjejnë rrugën e rrjetës dhe u duhet t'u falen penalltive. Romelu Lukaku shpërdoron gjuajtjen e fundit, e cila pritet nga Manuel Nojer, duke bërë që skuadra e Guardiolës të fitojë Superkupën. Çelsi-Bajern Bajern-Çelsi Bajern-Çelsi Çelsi-Bajern 4-2

3-2

1-1 (4-5 pen) 0-3

Çerekfinal­e Çerekfinal­e Finale

1/8

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania