Panorama Sport (Albania)

Ndizet aksi Milano-Firence, në sitë Paketa, Milenkoviç e Torreira

- MILANO-FIRENCE DUELI

Mes Serisë A, Kupës së Italisë dhe Ligës së Europës, sezoni parashikon rreth 50 ndeshje për Milanin dhe detyrimish­t, Benaser e Kesi nuk mund të luajnë në të gjitha. Për këtë arsye kuqezinjtë po kërkojnë përforcime në mesfushë dhe emri më i ri është ai i Vilmar Barriosit. Agresiv dhe i specializu­ar në rikuperimi­n e topave, 26-vjeçari duket si profili i duhur për t’i dhënë alternativ­a Piolit. Ai po shkëlqen me fanellën e Zenitit të Shën Pjetërburg­ut dhe rusët janë gati të privohen në këmbim të 16 milionë eurove. Barrios është shkatërrue­s tipik, por ka këmbë të edukuara, ndaj te Milani mund të përdoret për të zëvendësua­r, sipas nevojës, njërin mes Kesit dhe Benaserit që në sezonin e fundit ishin ndër lojtarët më të përdorur të Milanit.

- Milan dhe Fiorentina raportohet se po bisedojnë për një shkëmbim mes tyre të Lukas Paketasë dhe Nikola Milenkoviç­it. Mesfushori brazilian ka dështuar në “San Siro” dhe nuk bën pjesë në planet e trajnerit Stefano Pioli i cili nuk i ka dhënë shumë besim në muajt e fundit. Sipas “Sportmedia­set”, kuqezinjtë po mendojnë ta dërgojnë në huazim te vjollcët. Do të ishte një huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, teksa në këmbim do të kërkohet qendërmbro­jtësi Nikola Milenkoviç. Ky i fundit është nën kontratë me klubin toskan deri në qershor të vitit 2022 dhe nuk duket i interesuar për të rinovuar pasi ka refuzuar të dëgjojë çdo propozim të drejtuesve.

- Nuk do të jetë vetëm kjo çështje mes këtyre dy klubeve të Serisë A, pasi drejtuesit përkatës do të “garojnë” edhe në pista të tjera. Kjo, sepse Milan dhe Fiorentina janë të dyja të interesuar­a për mesfushori­n e Arsenalit, Lukas Torreira. Torreira e njeh mirë Serinë A, pasi ka luajtur me Peskarën dhe Sampdorian para se të transferoh­ej tek Arsenali në verën e 2018-ës për 29 milionë euro. 24-vjeçari prej kohësh nuk është një zgjedhje e parë në formacioni­n e “Topçinjve” dhe po mendon një rikthim në Serinë A. Sipas “The Telegraph”, Milani është skuadra favorite për të nënshkruar me Torreirën, por kanë konkurrenc­ë nga Fiorentina që e dëshiron gjithashtu mesfushori­n e Arsenalit. Klubi vjollcë është gati t’i garantojë 10 milionë euro për katër sezone, por dëshira e uruguaiani­t është që të luajë me “Djallin”, ndaj bisedimet do të mbesin pezull edhe për pak kohë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania