Panorama Sport (Albania)

Tamponë në Shqipëri, faturën e paguan UEFA

Dy analiza, njëra para udhëtimit, tjetra në prag të ndeshjes

- OLSI AVDIAJ

Shmangen problemet me tamponët për eki pet shqiptare. Tirana dhe të gjitha skuadrat e Shqipërisë do të bëjnë testet në Shqipëri dy ditë para ndeshjeve të Europës. UEFA ka marrë përsipër jo vetëm shpenzimet e tamponëve, por ajo ka licencuar një kompani në Tiranë që do t’i bëjë tamponët në mënyrë private, duke u shpëtuar skuadrave shqiptare nga 5 mijë euro shpenzime secila. Jo vetëm kaq, por bardheblut­ë mund të shmangin tani edhe udhëtimin nga Maqedonia dhe mund të udhëtojnë nga Tirana. Katër klubet shqiptare që do të marrin pjesë në Kupat e Europës këtë sezon do të hasin në një situatë të pazakontë, natyrisht si të gjithë rivalët në vendet e tjera. Përpara ndeshjes së parë të Tiranës në Ligën e Kampioneve (18 ose 19 gusht) dhe Kukësit, Laçit e Teutës në Ligën e Europës (27 gusht), skuadrat do t’u nënshtrohe­n testeve të shpeshta për Koronaviru­sin. Masat e marrë nga UEFA janë të rrepta, por të paktën testet do të bëhen në Tiranë dhe jo në ndonjë shtet tjetër.

TAKIMET – Problemi kryesor i skuadrave shqiptare është fusha dhe me shumë mundësi klubet tona nuk do të luajnë në fushën e tyre. Skuadrat shqiptare vuajnë nga numri i lartë i vdekjeve për 1 milion banorë dhe Shqipëria nuk është në vendet me vdekjet më të ulëta.

Gjithsesi, “kutia e Pandorës” do të hapet ditën e shortit.

DETAJET PËR SHORTIN - UEFA do të hedhë shortin më 9 dhe 10 gusht në Nion të Zvicrës. Ndeshjet e turit të parë do të luhen më 17-18 në Champions dhe 27 gusht për Europa League. Sipas rregullore­s së re, e diktuar prej pandemisë, do të ketë vetëm një takim, jo vajtje-ardhje. Në short do të përcaktohe­t edhe fusha se ku do të luhet ndeshja. Nëse të dyja vendet konsideroh­en si zonë e kuqe prej Koronaviru­sit, atëherë ekipi shqiptar do të luajë në një fushë të një vendi neutral.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania