Panorama Sport (Albania)

Viti i Apolonisë, Borova: Filozofia me moshat është sekreti i suksesit

Drejtori i akademisë prezanton arritjet në çdo ekip

-

Sezoni që lamë pas mund të quhet viti i Apolonisë. Klubi ka festuar 95-vjetorin e themelimit duke e kremtuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Pesë skuadrat e futbollit të këtij klubi janë shpallur kampione ose nënkampion­e të kampionate­ve përkatëse, konkretish­t U-15, nënkampion­e me trajner Sokol Argjendari­n. Ekipi U-17 u shpall kampione e Kategorisë së Parë nën drejtimin e trajnerit Bledar Borova. 19-vjeçarët gjithashtu kampionë të Shqipërisë me trajner Edmond Kodrën. Ekipi i femrave u pozicionua si nënkampion­e e Shqipërisë me trajner Ernest Avdulajn. Kulmi i piramidës futbollist­ike të ekipit fierak, ekipi i parë u shpall kampion i Kategorisë së Parë me në krye trajnerin Artan Mërgjyshi, duke finalizuar një edicion fantastik.

KLUBI - Në bisedën me drejtorin e akademisë “Apolonia”, Bledar Borova, evidentohe­t puna e mirë gjatë viteve me ekipet e moshave. “Akademia është një nga modelet më të mira në Shqipëri. Klubi ynë dhe akademia brenda 3 vjetësh bëri një arritje të jashtëzako­nshme, duke i ngjitur të gjitha ekipet e moshave në elitë”, tha fillimisht Borova. “Nuk është e rastësishm­e arritja e ekipit të parë dhe ngjitja në

Superligë. Mos harroni që gati 80% e skuadrës së parë ka përbërje nga lojtarët e akademisë. Dhe gjithçka është bazuar mbi filozofinë e klubit, ku është vendosur cilësia mbi masiviteti­n dhe çdo trajner duhet t’u përshtatet politikave tona. Apolonia është klubi më i mirë për evidentimi­n

dhe promovimin e talenteve dhe ne kemi marrë nga rrethet futbollist­ë që së pari i kemi aktivizuar te moshat, siç ka qenë rasti i Mihanës, ardhur nga Laçi, Zoga dhe Kumani nga Berati, Jeton Krasniqi nga Kavaja apo siç kemi aktualisht Arlind Kurtin (U-15) nga Patosi, Redi Kaçanolli (U-17) nga Vlora etj. Nga moshat e klubit, plot 25 futbollist­ë/ futbollist­e përfaqësoj­në ekipet kombëtare: 2 me U-13, 2 me U-15, 4 me U17, 2 me U-19, 2 me U-20, 3 me U-21, 4 me U-17 femra, 6 me U19 femra”, vijon më tej drejtori i akademisë së Apolonisë.

- Borova këtë sezon

drejtoi dhe U-17, skuadër të cilën e shpalli kampione të Kategorisë së Parë, ndërsa në sezonin e ri do të drejtojë U-19 e Apolonisë. Në fund, ai përcjell dhe kartolinën përshëndet­ëse, si mesazh për 95-vjetorin e themelimit të klubit. “Jemi krenarë që gjithçka u kurorëzua me sukses këtë 95-vjetor dhe për këtë meritojnë falënderim gjithë futbollist­ët dhe stafi teknik. Tani na duhet shumë punë që këto arritje t’i ruajmë edhe sezonin pasardhës”, deklaroi për “Panorama Sport” drejtori i akademisë, Bledar Borova.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania