Panorama Sport (Albania)

Rival nga Izraeli për Teutën, Martini: Short i komplikuar

Trajneri pranon se shorti s’ishte me shumë fat

- ZAMIR QYPI

Beitar Jeruzalemi ësh të kundërshta­ri i Teutës në turin e parë eliminator të Ligës së Europës. Nuk kanë qenë me shumë fat durrsakët, të cilët shpresonin që goglat të nxirrnin ndonjë skuadër nga Mali i Zi, apo nga Andorra si kundërshta­r të tyre. “Djemtë e detit” do ta presin në “Niko Dovana” skuadrën izraelite dhe ky mund të jetë një avantazh për ta, pasi lodhjen nga udhëtimi do ta vuajë kundërshta­ri. Ndeshja është programuar të zhvillohet më 27 gusht, në stadiumin “Niko Dovana”, ku durrsakët do të kërkojnë me çdo kusht kalimin në turin tjetër, ndonëse e kanë të qartë se nuk do ta kenë aspak të lehtë. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë kualifikim­i vendoset në një ndeshje teke dhe Teuta ka një mundësi shumë të mirë, pasi luan në Shqipëri. Beitar Jeruzalem e ka mbyllur kampionati­n e fundit në vend të tretë, me 49 pikë të grumbullua­ra. Lojtari më i shtrenjtë i izraelitëv­e është Levi Garcia, me vlerën 1.8 milionë euro, sipas “transferma­rkt”. Beitari është një skuadër me traditë ne kompeticio­net europiane dhe ka një buxhet më të mirë se Teuta, por në Durrës besojnë shumë se do t’ia dalin.

MARTINI – Trajneri i Teutës, Edi Martini, e pranon se do të kishte preferuar që shorti i Ligës së Europës ta vinte përballë një ekipi tjetër dhe jo Beitar Jerusalemi­t, siç vendosën goglat në Nion të Zvicrës. Tekniku i Teutës tregon për “Panorama Sport” se tashmë po studion kundërshta­rin që ka përballë, me qëllimin për të bërë sa më mirë. “Është një short i komplikuar, sepse luajmë ndaj një skuadre të një kampionati shumë të fortë. Pasi mësuam shortin, po e studiojmë kundërshta­rin që të jemi sa më të përgatitur për këtë ndeshje. E pranoj se preferenca ime ishte tjetër, do të kisha dashur të luanim ndaj ekipeve malazeze, por ky ishte shorti dhe tani duhet të bëhemi gati. Nuk do të jetë e thjeshtë, bonus është që luajmë në vendin tonë, duke eliminuar udhëtimet dhe problemet që vijnë në një periudhë të tillë me udhëtimet. Do të jetë një përballje e fortë, me një kundërshta­r mjaft cilësor. Nga ana jonë shpresoj të jemi gati me të gjithë futbol

listët, do të mundohemi të bëjmë edhe lëvizje në merkato për të zëvendësua­r të larguarit. Shpresojmë të zgjidhim sidomos lojtarin që do të zërë vendin e Kallakut, i cili ka qenë shumë i rëndësishë­m për Teutën”, u shpreh trajneri shkodran.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania