Panorama Sport (Albania)

Prezantohe­t Brdariç: Ja plani për Vllazninë

"Dua bashkëpuni­m dhe frymë grupi, ja strategjia që kam për modelin e lojës"

- ADMIR URUÇI

Trajner i ri dhe histori e re. Të paktën në prezantim kështu ka qenë për Vllazninë. Tomas Brdariç është prezantuar dje në klubin shkodran dhe do të ketë rolin e kryetrajne­rit, teksa sipas Vllaznisë në strukturë do të ketë edhe një ndihmës të tij që do të konsideroh­et si trajner. Ka pasur edhe një konfuzion në...

Trajner i ri dhe histori e re. Të paktën në prezantim kështu ka qenë për Vllazninë. Tomas Brdariç është prezantuar dje në klubin shkodran dhe do të ketë rolin e kryetrajne­rit, teksa sipas Vllaznisë në strukturë do të ketë edhe një ndihmës të tij që do të konsideroh­et si trajner.

PREZANTIMI - Ka pasur edhe një konfuzion në momentin e prezantimi­t, duke qenë se si trajner i parë është prezantuar Plori, pa u saktësuar që mbi të në stafin teknik do të ishte pikërisht gjermani. Në fjalët e tij të para si trajner i kuqebluve, Brdariç është shprehur i kënaqur që ndodhet në Shqipëri në këtë aventurë të re me Vllazninë dhe ka premtuar se do të provojë të ndërtojë një skuadër të suksesshme. "Ka një javë që zhvilloj takime dhe diskutoj si do të shkojë Vllaznia përpara nga sot. Jam i sigurt, do të jemi gati për objektivat e sezonit që vjen. Nuk kemi kohë të mjaftueshm­e, por do të fillojmë që sot me projektin që kemi", tha fillimisht trajneri i ri i Vllaznisë.

PROJEKTI - Më tej, Brdariç ka treguar edhe planin dhe projektin që ka në mendje për të vënë në zbatim me kuqeblutë. Gjatë deklaratës së tij para gazetarëve të pranishëm, ai ka shpjeguar edhe dëshirat që ka në mënyrën e tij të punës dhe se çfarë kërkon nga skuadra dhe bashkëpunë­torët e tij. "Do të provoj të ndërtoj një skuadër të suksesshme dhe të ecim përpara. Për çdo gjë nevojitet kohë. Duhet të kemi durim për ato që do të bëjmë këtu. Nuk është koha për llafe të mëdha, por për punë. Unë kam ardhur për këto te Vllaznia. Ajo që është kryesore, duhet besimi. Do provoj të ndryshoj, gjëja kryesore është disiplina dhe besueshmër­ia reciproke. Me gjithë stafin tim, njerëzit që janë afër klubit, nëse punojnë me të njëjtën mënyrë si unë, jam i sigurt për suksesin në fund. Do të krijoj harmoni në skuadër", ka shpjeguar më tej

para gazetarëve gjermani.

E ARDHMJA - Brdariç është pyetur edhe në lidhje me problemati­kat që ka klubi dhe teksa është shprehur se e njeh situatën, ai ka treguar se do të jetë një rrugëtim i ri. Jo vetëm kaq, por Brdariç ka shpjeguar edhe mënyrën e lojës që ka

dëshirë të aplikojë te kuqeblutë. "Do të luajmë një futboll me tranzicion të shpejtë. Kam shumë qejf lojtarët që luajnë për ekipin e jo për veten. Do mbështes çdo njeri dhe lojtar në klub, që ka një filozofi pune si unë. Shpresoj të mendojnë të gjithë vetëm pozitivish­t.

Unë do të jap maksimumin, do transmetoj pozitivite­tin dhe entuziazmi­n tim në klub, edhe te tifozët. E di ku kam ardhur, edhe se çfarë ka ndodhur përpara. Më besoni, nuk më intereson e kaluara. Çdo gjë do të jetë një rrugë e re", ka deklaruar Brdariç.

 ??  ??
 ??  ?? Stafi i ri drejtues dhe teknik i skuadrës së Vllaznisë
Stafi i ri drejtues dhe teknik i skuadrës së Vllaznisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania