Panorama Sport (Albania)

Rama: Me Ilirin zgjidhim hallet

“Kemi nënshkruar kontratë afatgjatë, ja çfarë synojmë në vijim me trajnerin e ri”

- ILIR CARA

Drejtori i përgjiths hëm, Olsi Rama, ka ndjekur të njëjtën strategji si me Skënder Gegën në prezantimi­n e trajnerit Ilir Daja, duke dribluar presionin e objektivit: titull kampion. Drejtori tregoi se sa e thjeshtë ishte arritja e marrëveshj­es dhe kërkesat që i ka kërkuar trajneri i ri. Rama pohoi se me Ilir Dajën pritet që Partizani të zgjidhë hallet dhe të shtrojë rrugën për sukseset në vazhdimësi. Drejtori sqaroi edhe çështjen e merkatos dhe rinovimet e senatorëve, ndërsa për Reinaldo Kalarin tha se është piketuar si trajner i ekipit U-19. Në fjalën hyrëse drejtori Rama u shpreh:

“Po bëjmë prezantimi­n e trajnerit të ri të Partizanit, që do të jetë Ilir Daja në një ambient ndryshe. Do të donim ta bënim në kompleksin e ri. Por nuk duam të hyjmë me një këmbë në kompleksin e ri, por kur të jetë i përfunduar, ndaj vendosëm të vijmë këtu. Shpresoj që ta shpërblejm­ë interesimi­n e mediave dhe publikut me disa sezone të mira me Dajën në krye të Partizanit. Është kënaqësi të prezantoj një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri. Ky ishte hapi më se normal për Partizanin, pas një sezoni zhgënjyes në ecurinë e duhur në kampionat. Marrëveshj­a me Dajën ishte nga më të thjeshtat që kam bërë në karrierën time të shkurtër te Partizani, ku mjaftoi një bisedë dhe shtrëngim dore. Një gjë interesant­e nga biseda që pata me Ilirin ishte se nuk më kërkoi emra lojtarësh për të afruar, por kompleksin, fushën me bar dhe kushtet maksimale stërvitore. Ai është i sigurt se do i krijojmë kushtet optimale

për të punuar, që stërvitshm­ëria të jetë në ato nivele që ka pasur te Skënderbeu, ndoshta edhe më mirë”. Për çfarë kontrate bëhet fjalë me trajnerin Daja dhe cilët janë objektivat konkretë të vendosur mes dy palëve?

Po, kemi një objektiv konkret dhe është ai që Partizani të bëhet një ekip me koncept loje, me disiplinë, rregull brenda dhe jashtë fushës. Atë që ne nisëm të bënim që para dy vitesh, ta vazhdojmë duke hedhur një hap më përpara. Nuk i kemi vënë vetes asnjë objektiv në raport me pritshmëri­të e titullit kampion. Duam të hedhim bazat e shëndosha jo vetëm për një kampionat, por edhe më tej. Të ndërtojmë atë koncept loje që trajneri ka edhe në bazë të prurjeve që do të sjellim në ekip. Objektivi kryesor është loja dhe jo pozicioni në fund të kampionati­t. Nëse i bëjmë të gjitha gjërat me seriozitet­in dhe dëshirën, normalisht që rezultatet do të vijnë. Kemi nënshkruar një kontratë afatgjatë, pasi e shikojmë Dajën

si personin që do të zgjidhë hallet tona dhe bashkë me stafin e tij dhe duke vënë gjithë strukturën e klubit në funksion të ekipit të parë, por edhe të ekipit B që tani konkurron në Kategorinë e Parë. Sukseset e Partizanit në sezonin e fundit ishin fitimi i Superkupës dhe ngjitja e Partizanit B në Kategorinë e Parë. A prisni të hapet merkatoja për Partizanin?

Vendimi i Gjykatës së Apelit, automatiki­sht duhet të jetë për zhbllokimi­n e merkatos. Them kështu se plotësohen kushtet për ta bërë një gjë të tillë. Megjithatë, edhe nëse nuk na lejohet të bëjmë merkato, besojmë se Daja do të dijë të bëjë shumë mirë edhe me grupin aktual, duke ju kujtuar se çfarë ka bërë trajneri me Flamurtari­n dhe Skënderbeu­n në sezonet e fundit. Lojtarët duhet të binden për procesin stërvitor që do të zhvillojnë dhe që po mësojnë diçka, pasi në fund të fundit gjithçka është për veten e tyre. Ne shpresojmë që në planin tonë afatgjatë të mbulojmë

ato arritje që trajneri ka pasur me Skënderbeu­n. Si drejtor preferoj më mirë një vit ku të hedhim principet bazë dhe pastaj të fitojmë dy apo tre tituj në vazhdim, sesa të fitojmë një kampionat këtë vit, duke rënë në një zhgënjim si i këtij edicioni. Keni tre titullarë që u skadon kontrata, si Hoxha, Telushi dhe Mala. A do të vijojnë të jenë pjesë e Partizanit edhe sezonin e ardhshëm?

Nuk janë vetëm këta lojtarë, por edhe të tjerë të cilëve u ka përfunduar kontrata me Partizanin dhe po bëjmë punën tonë në këtë drejtim. Që në momentin që rifilloi kampionati në qershor, u kemi thënë të gjithëve se janë në provë përfshi edhe stafin teknik. Të gjithë janë lojtarë që i kanë shërbyer dhe kontribuua­r për Partizanin dhe duhet të vijnë përsëri me dëshirë. Ju shqetëson fakti që Telushin dhe Hoxhën i kërkon Kukësi, ndoshta rivali direkt për titullin kampion?

Nuk më shqetëson fare, përkundraz­i, më bën të besoj se kemi lojtarë shumë të mirë në ekip. Dëshira ime është që të gjithë lojtarët që kemi kërkuar, të kenë dëshirë për të qëndruar te Partizani. Për mua si drejtor gjëja më e rëndësishm­e është të mos i mbaj me forcë lojtarët në ekip. Unë nuk dua t’i lutem askujt për të ardhur te Partizani, por pres që ata të vijnë këtu me dëshirën maksimale dhe për të punuar, pasi ne kërkojmë maksimumin dhe japim maksimumin, duke u garantuar respekt. Kushdo që do të vijë, nuk do të vijë te Partizani për të marrë më shumë lekë se në klubet e tjera, por se do të marrin atë që shkruhet në kontratë dhe në rast suksesi, do të marrin më shumë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania