Panorama Sport (Albania)

“Samba” Kastrioti, afron dy brazilianë

Ish-lojtari i Moldes, Agnaldo Moraes, për mesfushën dhe në sulm vjen shtatlarti De Silva

- BUJAR BALLIU

Kastrioti e ka shtyrë për të mërkurën (nesër) fillimin e përgatitje­ve për sezonin e ri futbollist­ik. E ndërsa programi për kthimin në fushë është shtyrë, klubi e ka shfrytëzua­r këtë periudhë për të punuar për afrimet e nevojshme në skuadër. Paraprakis­ht, një ndër emrat që pritet t'u bashkohet krutanëve është Eni Imami, por me të ka vetëm një akord dhe jo firmë konkrete në kontratë. Gjë e cila me gjasë pritet që të vijë në ditët e ardhshme.

Sakaq, janë mësuar edhe identitete­t e dy brazilianë­ve të përfolur prej ditësh. Nga dje, ato janë dy afrimet më të reja të Kastriotit, pasi kanë hedhur edhe firmën në kontratë. Nga sa bëhet me dije, dy brazilianë­t kanë nënshkruar për dy sezonet e ardhshme. Bëhet fjalë për Agnaldo Moraes, mesfushor 26-vjeçar dhe Devid De Silva, sulmues në moshën 24-vjeçare. Të dy lojtarët kanë firmosur një kontratë dyvjeçare me Kastriotin dhe pritet që të mbërrijnë në vendin tonë para se ekipi të niset për të kryer fazën përgatitor­e.

Agnaldo Moraes ka një CV mjaft të pasur, pasi ka luajtur në Europë me ekipe të njohura si Molde në Norvegji dhe Rops në Finlandë. Te kjo e fundit ishte në aktivitet deri para pandemisë. Gjithashtu

është aktivizuar edhe me Vila Novo dhe Desportivo­n në Brazil.

Lojtari tjetër, Devid de Silva është gjithashtu interesant i cili luan në pozicionin e sulmuesit. Devid ka luajtur kryesisht në Serinë B të Brazilit me skuadra si: Foz do Iguaçu, Londrina, Avai dhe Çatuense. Ajo që bie në sy te sulmuesi është gjatësia e tij, 190 centimetra. Sa u takon rinovimeve, ende nuk ka asnjë lëvizje.

 ??  ?? AGNALDO MORAES Mosha: 26 vjeç Roli: Mesfushor
AGNALDO MORAES Mosha: 26 vjeç Roli: Mesfushor
 ??  ?? DEVID DE SILVA Mosha: 24 vjeç Roli: Sulmues
DEVID DE SILVA Mosha: 24 vjeç Roli: Sulmues

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania