Panorama Sport (Albania)

Plori: Ndryshim rrënjësor, Vllaznia zgjedhje zemre

"Asnjë post s'është ulje këtu, bashkë ia dalim"

- ADMIR URUÇI

Elvis Plori ka qenë ri sia e prezantimi­t të stafit të ri teknik të Vllaznisë gjatë ditës së djeshme. Trajneri shkodran, i cili deri para disa ditësh drejtoi Besëlidhje­n, do të jetë pjesë e kuqebluve si krahu i djathtë i trajnerit Brdariç dhe i drejtorit Djarmati.

RIKTHIMI - Në prononcimi­n e tij për mediat, ai është shprehur se e mirëpret një rikthim të tillë te Vllaznia pas 10 vitesh dhe ka përsëritur sërish të njëjtën shprehje, se "për këtë skuadër është i gatshëm të bëjë çdo punë". "Po prezantohe­m në qytetin tim. Emocionet janë të pranishme. Pas 10 viteve rrugëtim u ktheva në Shkodër dhe për këtë falënderim­et dua që t'i filloj nga kryebashki­akja Ademi, administra­tori Lici që pranuan kërkesën e sponsorit Xhaferi që të isha pjesë e Vllaznisë. Gjithashtu për stafin që do të punoj. Të tillë nuk mund ta gjeja më mirë se këtu", ka qenë pjesa e falënderim­eve nga Plori. TRAJNERI DHE PROJEKTI - Më tej, Plori ka treguar edhe atë që i nevojitet trajnerit të ri dhe se beson që Vllaznia mund të arrijë suksese. "Është një risi për Shkodrën që të ketë një trajner si Brdariç. Ne duhet që ta mbështesim. Unë do të bëj maksimumin që të kontribuoj për Vllazninë që të jetë aty ku duhet. Të gjithë ne së bashku, me eksperienc­ën e trajnerit, do të bëjmë të mundur që të ecim përpara. Klubi ka bërë një ndryshim rrënjësor.

Unë kam shumë besim se me këtë organizim, mund t'ia dalim. Unë do të jem ndihmësi i trajnerit Brdariç. Nuk është ulje për mua që të jem si zv/ trajner i Vllaznisë, pasi unë e kam thënë se për Vllazninë do të lija gjithçka. Kjo është një skuadër që e dua me zemër", tha Elvis Plori.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania