Panorama Sport (Albania)

Noka thumbon Plorin: Erdhi me shumë bujë, na nxori të dytët

-

Presidenti i Besëlidhje­s, Gjok Noka, ka folur dje për "Panorama Sport" në lidhje me kalimin e Elvis Plorit në stafin e Vllaznisë. Dhe nuk kanë munguar thumbat për trajnerin shkodran: "E bekoj vajtjen e Plorit te Vllaznia, uroj ta mbyllë sezonin aty dhe skuadra të renditet në zonën europiane, pavarësish­t se ka konsumuar vetëm gjysmën e kontratës me mua. Te Besëlidhja erdhi me shumë bujë, ndërtuam skuadrën me futbollist­ët që deshi vetë, në fund na renditi në vend të dytë dhe humbëm edhe ndeshjen shtesë me Vllazninë. Gjithsesi, i uroj suksese te Vllaznia. Uroj që Vllaznia me Plorin të mos renditet në zonën e rënies. Besëlidhja është skuadër që lakmohet nga shumë trajnerë, janë mbi 10 në radhë. Zv/trajneri Gledis Lani e ka vendin të sigurt te Besëlidhja, pasi e meriton", u shpreh presidenti i lezhjanëve. Presidenti Noka ka shprehur hapur pakënaqësi­në edhe për disa lojtarë të sezonit të fundit, por pa i përmendur me emra. Ai ka paralajmër­uar një revolucion në skuadër: "Nuk vuajmë për trajnerë dhe as për futbollist­ë, 50% e skuadrës do të rinovohet, pasi shumë futbollist­ë nga ata të sezonit të fundit janë mjaftuar vetëm me pagën, nuk kanë pasur këllqe me luajtur futboll. Disa nga këta nuk e kanë merituar fanellën e Besëlidhje­s, kemi lënë shumë pikë përballë skuadrave të dobëta. Nuk do të ketë më futbollist­ë rrogëtarë te ne, do të paguhen vetëm ata që e meritojnë. Besëlidhja nuk është zyrë e ndihmës ekonomike dhe as e sigurimeve shoqërore për të paguar invalidë. Tani për tani nuk kam emra konkretë, por kam shumë futbollist­ë që mezi presin të vijnë te Besëlidhja për sezonin e ri. Për merkaton jam unë ai që vendos, pasi të gjitha shpenzimet janë me paratë e mia. Fanellën e Besëlidhje­s do ta veshin vetëm ata futbollist­ë që e meritojnë vërtet. Kam ende kohë në dispozicio­n për të zgjedhur trajnerin dhe më pas për të formatuar skuadrën", deklaroi presidenti Gjok Noka. Mbetet të mësohen tashmë emrat e atyre futbollist­ëve që do të largohen nga skuadra lezhjane. Preng GJIKOLA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania