Panorama Sport (Albania)

Apolonia, mbrojtësi Duda: Në Superiore nuk do të luajmë vetëm për mbijetesën

24-vjeçari: Kam dy oferta nga elita, por qëndroj në Fier

-

Ndonëse vetëm 24 vjeç, Denis Duda është një nga "veteranët" e skuadrës fierake. I rritur në akademinë e Apolonisë, për të kaluar me radhë te Flamurtari U-19 dhe tek ekipi i parë vlonjat, një sezon në Serinë D në Itali, te Turbina e Cërrikut, për t'u rikthyer aty ku u formua, në Fier, ku tashmë ka mbyllur sezonin e tretë. Kampionati i fundit ka qenë një rikthim bindës për qendërmbro­jtësin, teksa një sezon më parë ka vuajtur nga dëmtimet e shumta, ku ka zbritur në fushë vetëm 47 minuta gjithsej. Këtë vit, Duda është aktivizuar 1646 minuta në 21 ndeshje, duke formuar dyshen e prapavijës me kapitenin Eljon Sota. Tashmë lojtari fierak duket shumë i lumtur për arritjen e ekipit dhe pjesëmarrj­en në elitë për edicionin e ardhshëm. "Ka qenë një arritje e merituar për skuadrën tonë", thotë

Duda. "Grupi ku ne kemi marrë pjesë, ka pasur shumë konkurrenc­ë dhe luftë të ashpër sportive, ndërsa ia dolëm të shpalleshi­m kampionë". Për numrin 21 të Apolonisë, e shkuara i përket arkivës dhe prej kohësh në kampin fierak ka filluar puna për sezonin e ri. "Tani do të luajmë në Superiore, në një kompeticio­n shumë të vështirë, që ka skuadra më cilësore se Kategoria e Parë. Unë e kam provuar një përvojë të tillë shumë vite më parë me Flamurtari­n dhe i pres me padurim këto sfida. Ne kemi një ekip me lojtarë kryesisht të rinj, por të talentuar dhe të afirmuar, një grup që kanë ambicie dhe që tanimë ia dinë vlerat suksesit, ndaj besoj se sërish do e synojmë suksesin. Një grup i shëndoshë, shoqëruar dhe me përforcime­t që klubi dhe stafi teknik ka ideuar, pa dyshim që do të krijojë një Apoloni të bukur dhe dinjitoze, e cila nuk do të luajë thjesht për mbijetesë". Duke qenë periudhë e nxehtë merkatoje, edhe Apolonia aktualisht më shumë duket e fokusuar për ruajtjen e kontingjen­tit të lojtarëve kryesorë, ku ofertat për talentet e skuadrës vijnë çdo ditë në drejtim klubit. Duda ka edhe një vit kontratë me Apoloninë, ndërsa pyetjes nëse ka pasur oferta ai i përgjigjet: "Është diçka normale në kohë merkatoje. Më kanë kontaktuar dy ekipe të Superiores, por unë jam nën kontratë me Apoloninë dhe mbetem pjesë e kësaj skuadre, me të cilën dua të shijoj të tjera arritje në elitë. I marr me qetësi ofertat dhe respektoj kontratën e çdo vendim që merr klubi", përfundoi Duda. BUJAR RAMA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania