Panorama Sport (Albania)

Gjici: Short i mirë, ia dalim

“Ethemi ka bërë një gabim të pafalshëm, ende nuk po paraqitet në klub”

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi e mbylli sezo nin pa trofe dhe vendi i dytë u duk shumë i pamjaftues­hëm për klubin verilindor, që në përbërje kishte elementë mjaft cilësorë për nivelin e kampionati­t shqiptar. Emra si Shkurtaj, Abazaj, Rroca, Musolli, Ethemi e Gavazaj nuk arritën dot ta shpallnin Kukësin kampion, por tashmë presidenti, Safet Gjici, kërkon kalimin e turit të parë në Ligën e Europës. Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, kreu i klubit komenton shortin, situatën në ekip, merkaton në hyrje dhe dalje, si dhe çështjen e Valon Ethemit.

SHORTI - Fillimisht presidenti komentoi përballjen me Slavien e Sofjes më 27 gusht në Tiranë. “Sa i përket shortit, mendoj se përballë kemi një ekip që duhet vlerësuar maksimalis­ht. Kemi një favor që luajmë në Shqipëri, por duhet shumë kujdes. Ekipi duhet të përgatitet në mënyrën më të mirë, në maksimalen e mundshme. Është një ekip me eksperienc­ë të madhe në Europë. Gega bashkë me stafin dhe skuadrën duhet ta studiojnë mirë Slavian, përditë dhe në detaje. Unë kam besim se do ta kalojmë turin e parë”, është shprehur fillimisht kreu i klubit kuksian.

MERKATO - Nga Kukësi ka firo dhe natyrisht duhen përforcime për të kompensuar largimet e Shkurtajt, Abazajt etj. Megjithatë, drejtuesit po mundohen që të bëjnë afrime në një kohë rekord. Presidenti Gjici, i pyetur nëse do t’i bëjë ndonjë “dhuratë” trajnerit Gega, u shpreh: “Përditë trajneri po merr dhurata. Edhe sot një lojtar i mirë i kampionati­t tonë do të jetë pjesë e ekipit. Presim dhe një ose dy përforcime dhe s’ka nevojë besoj më skuadra”.

ETHEMI - Te Kukësi tani ka një çështje të nxehtë, pikërisht Valon Ethemi, i cili ka firmosur me Zaglebie Lubin në Poloni, por që sipas klubit verilindor, është ende nën kontratë me ta. “Kam biseduar me babanë e vet. Nuk prisja fare këtë sjellje nga ai, sepse ndryshe, klubi i kishte lënë fjalët me të. Ai ka vepruar shumë gabim, duke qenë nën kontratë me Kukësin deri pas kupave të Europës. Kjo është e pafalshme! Nuk është njerëzore, por as ligjore. Gjithsesi, ka pesë ditë që nuk është paraqitur në klub, kur në fakt babai i tij më ka takuar mua dhe ka premtuar që të premten do të jetë në klub. Akoma s’kam informacio­ne nëse është paraqitur. Gjithsesi, klubi mban mungesat dhe shënimet e veta”, deklaroi Gjici për Ethemin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania