Panorama Sport (Albania)

Snobuan Kupën, FSHF-ja gjobit Ngonë e Karabecin

- VENDIMET E DISIPLINËS

FSHF-ja ka penalizuar klubin e Tiranës dhe 3 lojtarët bardheblu me 80 mijë lekë të rinj gjobë. Në vendimet e fundit të publikuara nga Komisioni i Disiplinës, 25 herë kampionët e Shqipërisë janë gjobitur me 50 mijë lekë të rinj për mosrespekt­imin e ceremonisë së dhënies së medaljeve dhe ngritjes së Kupës së Shqipërisë në datën 2 gusht.

Përveç klubit, FSHF-ja ka gjobitur me 10 mijë lekë të rinj secilin prej 3 lojtarëve të Tiranës Majkëll Ngo, Erando Karabeci dhe Ismael Dunga. Penalizime kanë marrë futbollist­ët Vesel Limaj (Kukësi) dhe Klaus Alinani (Luftëtari) si dhe zyrtari i Bylisit Gazmend Hoxhaj. Ata janë dënuar me 2 ndeshje pezullim për sjellje antisporti­ve në ndeshjet e javës së fundit të Kategorisë Superiore.

Lojtari i KF Luftëtari, Klaus Alinani, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollist­ik.

2. Lojtari i FK Kukësi, Vesel Limaj, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollist­ik.

3. Zyrtari i KF Bylis, Gazmend Hoxhaj, për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollist­ik.

4. SHS Albpetrol, për tentativë të braktisjes së ndeshjes "play-off" kundër Maliqit, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/b të KDS gjoba të aplikohet në masën 20%.

5. Lojtari i SHS Albpetrol, Xhonosan Asimetaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollist­ik.

6. KF Tirana, për mosrespekt­im të ceremonisë së dorëzimit të trofeut në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, duke shkelur parimet "Fair-Play", dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

7. Lojtari i KF Tirana, Michael Ayodeji Ngoo, për mosrespekt­im të ceremonisë së dorëzimit të trofeut në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, dënohet me gjobë në masën 10.000 (dhjetë mijë) lekë.

8. Lojtari i KF Tirana, Ismael Salim Dunga, për mosrespekt­im të ceremonisë së dorëzimit të trofeut në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, dënohet me gjobë në masën 10.000 (dhjetë mijë) lekë.

9. Lojtari i KF Tirana, Erando Karabeci, për mosrespekt­im të ceremonisë së dorëzimit të trofeut në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, dënohet me gjobë në masën 10.000 (dhjetë mijë) lekë.

10. FC Kinostudio U17, për dështim në përmbushje­n e përgjegjës­ive, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Gjoba të aplikohet në masën 3%.

11. Lojtari i FC Kinostudio U17, Akil Martincana­j, për sulm ndaj kundërshta­rëve, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollist­ik.

12. Lojtari i FC Kinostudio U17, Ergest Kryeziu, për sulm ndaj kundërshta­rëve, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollist­ik.

13. Lojtari i FC Kinostudio U17, Rinaldo Caushllari, për sulm ndaj kundërshta­rëve, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollist­ik.

14. Lojtari i A.F.DEAN U-17, Stiven Shuli, për sulm ndaj kundërshta­rëve, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollist­ik.

15. Lojtari i A.F.DEAN U-17, Marvi Elezi, për sulm ndaj kundërshta­rëve, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollist­ik.

16. Lojtari i A.F.DEAN U-17, Florenc Haka, për sulm ndaj kundërshta­rëve, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollist­ik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania