Panorama Sport (Albania)

Doka: Te Gorica, për Kombëtaren shqiptare

Mbrojtësi firmos për katër vite, ndërsa Tirana “refuzoi” paratë e kroatëve

-

Albi Doka është prezantuar dje nga ekipi i tij i ri, Nova Gorica. Futbollist­i shqiptar u transferua me parametra zero nga Tirana dhe ka nënshkruar kontratë katërvjeça­re me ekipin kroat. Në prezantimi­n me Nova Goricën, Doka shprehet mjaft i lumtur dhe tregon se çdo lojtar nga Shqipëria e ka ëndërr të luajë në një kampionat si ai kroat.

"Jam shumë i lumtur që jam këtu, që kam firmosur një kontratë me Nova Gorica, dhe jam i bindur se ky është një transferim i mirë për mua. Ardhja te Gorica ishte një hap i ri në karrierën time dhe një mundësi e shkëlqyer për të provuar veten në një nivel më të lartë të futbollit", deklaroi

Doka, i cili do të mbajë fanellën me numrin 17, që mbante edhe te Tirana. Numri "17" nga ana tjetër simbolizon debutimin e Dokës në Superiore.

Më pas futbollist­i shqiptar tregoi se kishte njohuri të mëdha për klubin dhe kampionati­n kroat. "Unë i kam parë absolutish­t të gjitha ndeshjet e Goricës në

pjesën e dytë të sezonit, ishte veçanërish­t interesant­e të shihje se si skuadra përballej me emra të mëdhenj si Dinamo, Hajduk, Osijek e Rijeka. Di shumë gjëra rreth kampionati­t kroat, e di edhe në cilat stadiume do të luajmë, pasi kampionati kroat ndiqet shumë në Shqipëri. Në fund të fundit, çdo futbollist nga Shqipëria ëndërron që të ketë mundësinë që të provojë veten në një kampionat si ai kroat. Me anë të Goricës kërkoj që të arrij sa më shpejt në Kombëtaren shqiptare", ishin fjalët e Dokës në prezantimi­n me klubin e ri. Në fund ai që zbuloi detaje interesant­e është drejtori i klubit, Mindaugas Nikolicius. "Albin kemi kohë që e ndjekim. Donim ta blinim në dimër. Dhamë edhe ofertën tonë, por nuk ramë dakord. Në prill firmosëm një parakontra­të dhe tani është lojtari ynë. Nuk do të ketë probleme përshtatje­je. Është lojtar modern dhe nga ata që do të marrë shumë shpejt një ftesë në Kombëtare", mbylli Nikolicius.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania