Panorama Sport (Albania)

Tirana rrezikon Zvezdën, serbët nisin provokimet

Mediat e Beogradit hartojnë komplote pa u luajtur ende sfida

- OLSI AVDIAJ

Tirana ka njohur kundërshta­rin nëse kualifikoh­et në turin e dytë të Champions League. Nëse ia del me Dinamon e Tbilisit, Tirana do të luajë me Cervena Zvezdën, kampionët e Serbisë. Ndeshja, në bazë të vendimit të UEFA-s, do të luhet në Shqipëri, pikërisht në "Air Albania". Shkurt, një përballje Shqipëri-Serbi me reminishen­ca të së kaluarës së famshme të 14 tetorit 2014. Gjithsesi, si fillim Tirana duhet të kalojë ndeshjen e Dinamos së Tbilisit dhe më pas të mendohet për ndeshjen tjetër. Po kështu, akoma nuk është vendosur data dhe orari i sfidës mes Dinamos së Tbilisit dhe Tiranës

Histeria - Sapo e morën vesh, mediat serbe nisën "fantazinë e shfrenuar histerike" dhe me provokimet e zakonshme. "Telegrafi" serb e quante Tiranën "një koktej fantastik për

Zvezdën", pasi serbët do të fitojnë pa problem. Sipas tyre, do të jetë e thjeshtë me një 2metrosh, një 40-vjeçar si portier dhe një nigerian si trajner. "Nuk duhet të jetë problem për Zvezdën ky kundërshta­r që drejtohet nga portieri nigerian dikur i famshëm, Emanuel Egbo", shkruante "Telegrafi".

"Kurir" nga ana e vet kujton 14 tetorin e kaluar dhe paralajmër­on dronin edhe pse luhet pa tifozë. "Në një ndeshje me një skuadër nga Shqipëria, futbolli do të qëndrojë në sfond. E ngjashme me rastin kur Kombëtaret e Serbisë dhe Shqipërisë u takuan në kualifikue­set për Euro 2016. Na lejoni t'ju kujtojmë ndeshjen në stadiumin e Partizanit në minutën e 41-të, kur Ismail Morina ngriti dronin me flamurin e Shqipërisë

së Madhe në fushë. Cervena Zvezda të jetë e kujdesshme, sepse ata do të provokojnë", shkruante "Kurier".

Klubi - Mitar Mrekla, drejtori i klubit, ishte më i qeti ndër serbët. "Së pari, duhet të fitojmë ndaj kundërshta­rit tonë në fazën e parë. Gjithashtu nuk jemi të sigurt nëse do të luajmë përballë atyre (Tiranës). Edhe ata e kanë ndeshje të vështirë.

Sigurisht që nëse fitojmë në raundin e dytë duhet të luajmë në shtëpi, megjithatë nuk ndikon në lojë, sepse stadiumet janë pa tifozë", mbylli Mitar Mrkela, drejtori i Crevenas.

Tifozët - Pavarësish­t se Tirana nuk do të ketë një ndeshje të lehtë përballë Dinamo Tbilisit, pasi do të luajë në fushën gjeorgjian­e, tifozët e Cervena Zvezdës (Ylli i Kuq i Beogradit),

kundërshta­rit të mundshëm në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve, duan të përballen medoemos me 25 herë kampionët e Shqipërisë. Në rrjetet sociale, disa prej ultrasve "Delije" kalojnë në ekstazë teksa duan të "shkatërroj­në Tiranën". Dikush tjetër e konsideron Cervena Zvezdës si "diktator". "Le ta shtypim Tiranën!", "Silljani diktatorit"! shkruajnë disa prej tifozëve serbë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania