Panorama Sport (Albania)

Takaj takon Shkëmbin, zbulohen prapaskena­t

Presidenti kërkon trajner, korçari nuk bindet dhe në lojë janë Mirel Josa e Orges Shehi

- Ll.Saro

Pas largimit të Ilir Dajës, presidenti i Skënderbeu­t, Ardjan Takaj, i ka ofruar pankinën e bardhekuqv­e ish-kapitenit të korçarëve për shumë vite, Bledi Shkëmbit. Një gjë të tillë e bëjnë me dije burime të sigurta në klubin bardhekuq që thanë se pasditen e së dielës palët janë takuar në kryeqytet për të arritur një akord. Ajo që e shtyu numrin një të klubit bardhekuq të shkonte drejt një alternativ­e si Shkëmbi, për t'i besuar stolin bardhekuq, është pikërisht fakti që askush më mirë se ish-kapiteni i Skënderbeu­t nuk e njeh ambientin bardhekuq, është person i familjes që ka fituar shumë me këtë klub dhe mbi të gjitha një ikonë që kthehet në idhull për të rinjtë. Për këto arsye duket se për presidenti­n bardhekuq Shkëmbi ishte zgjedhja e parë. Takaj dhe Shkëmbi nga sa bëhet me dije, kanë biseduar për orë të tëra rreth një mundësie bashkëpuni­mi, për sezonin e ri dhe ngritjen e një Skënderbeu që sipas shumë mundësive do të jetë i përbërë nga lojtarë të rinj që duan të promovohen. Bisedimet kanë zgjatur për disa orë, por në fund nuk ka pasur asnjë marrëveshj­e mes palëve .

Bisedimet - Nga sa raportojnë burimet pranë klubit, dy palët janë takuar pasditen e së dielës dhe për disa orë kanë biseduar rreth ndërtimit të Skënderbeu­t për sezonin e ri. Sikundër bëhet me dije, kërkesat e Shkëmbit kanë qenë më se të qarta.

Tre lojtarë titullarë që të mbajnë peshën e ekipit dhe më pas lojtarë të rinj cilësorë për të plotësuar grupin, duke i ofruar ambicie dhe cilësi. Veç këtyre kërkesat e Shkëmbit kanë qenë të detajuara edhe për sa i përket stafit dhe objektivav­e sezonalë. Por duket se ideja e Takajt për të ndërtuar ekip "low cost" janë tejkaluar në kërkesat e Shkëmbit duke bërë që palët të mos bien dakord.

Mundësitë - Pas dështimit të një marrëveshj­eje me Bledi Shkëmbin tashmë Takaj është në kërkim të timonierit të ri të Skënderbeu­t. Nuk përjashtoh­et fakti që të rikthehen sërish bisedimet me ish-kapitenin ndërsa për momentin duket se dy janë pistat të cilat numri një i klubit bardhekuq po i ndjek me përparësi. I pari është Mirel Josa që ka korrur sukses te Skënderbeu në të kaluarën dhe së dyti, Orges Shehi mund të shihet si një rikthim i mundshëm te bardhekuqt­ë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania