Panorama Sport (Albania)

Projekti i 100 fushave, ministria refuzon nismën e FSHF-së

Dikasteri i sporteve në qeveri nuk pranon të financojë as 30%

-

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka refuzuar propozimin e FSHF-së për ndërtimin e 100 fushave të futbollit në të gjithë vendin. Nga burime të sigurta pranë FSHF-së, mësohet se në ministri ka mbërritur prej 10 muajsh (shtator 2019) një kërkesë e federatës për mbështetje­n e projektit të 100 fushave. Pas heshtjes disamujore, federata i ka dërguar sërish në muajin shkurt një kërkesë të dytë për iniciativë­n në fjalë, por edhe këtë herë askush nuk ka denjuar të kthejë përgjigje. Pas kërkesës së tretë në muajin qershor, mësohet se ministria ka kthyer një përgjigje të sforcuar dhe refuzuese.

Përgjigja - Mësohet se Ministria e Sporteve e ka refuzuar propozimin

e federatës me argumentin se nuk ka fonde për të financuar këtë projekt, pasi buxheti në dispozicio­n është fare i vogël. Është për t'u çuditur fakti se të gjitha njësitë e pushtetit vendor e kanë mirëpritur këtë projekt dhe janë shprehur të gatshme për të bashkëpunu­ar dhe për të financuar pjesën e tyre. Pasi

janë njohur me këtë projekt madhor, të 61 bashkitë e vendit kanë pasur një reagim impresionu­es dhe shumë shpresëdhë­nës. Por qeveria, nëpërmjet ministres së linjës, Shahini, refuzon që të bëhet pjesë e këtij projekti, që ka një impakt të rëndësishë­m social. Mësohet se kjo iniciativë synon një ndërhyrje

themelore infrastruk­turore dhe mund t'i japë një nxitje të ndjeshme futbollit të fëmijëve.

PROJEKTI - Një projekt që parashikon ndërtimin përmes bashkëfina­ncimit të fushave me bar natyral në të gjithë territorin e vendit nga FSHF-ja, qeveria dhe pushteti vendor. Të njëjta burime bëjnë me dije se projekti që ka mbërritur në ministri është i detajuar sa u përket standardev­e të fushave, kostove për çdo fushë dhe subjekteve që përmbushin kushtet për aplikim.

INFRASTRUK­TURA - Gjatë 30 viteve të fundit shumë fusha futbolli janë shkatërrua­r apo kanë ndryshuar destinacio­n. Nëse situata nuk ndryshon, e ardhmja e futbollit të bazës është seriozisht e rrezikuar. Nevojitet një ndërhyrje emergjente me politika zhvillimor­e veçanërish­t në drejtim të investimev­e për krijimin e terreneve të reja sportive në mënyrë që talentet e së ardhmes të kenë mbështetje­n e duhur infrastruk­turore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania