Panorama Sport (Albania)

Lushnja, Gjyla: Do rinovohemi

Verdhejesh­ilët nisin stërvitjen me 17 lojtarë, “jabanxhinj­të” duken të larguar

- ALBAN ALUSHI

Lushnja zbriti dje pasdite në fushën e stadiumit “Roza Haxhiu”, duke zhvilluar seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitje­ve për sezonin 20202021. Në këtë seancë të parë ishin të pranishëm 17 lojtarë dhe duhet theksuar se mungonin “jabanxhinj­të” që me sa duket e kanë mbyllur bashkëpuni­min me Lushnjën. “Në fakt, e kishim planifikua­r për më 17 gusht grumbullim­in, por sekretari i klubit na njoftoi se kampionati fillon më 19 shtator dhe dolëm në stërvitje. Nuk jemi shpejt, jemi në kohën e duhur”, tha në fillim për “Panorama Sport” tekniku Ilir Gjyla.

RINOVIMI - Trajneri i Lushnjës ka një kontratë njëvjeçare me klubin lushnjar. Ai do të ndërtojë skuadrën e sezonit të ri, që do ketë disa ndryshime.

“Do të ndërtojmë një Lushnjë për një kompeticio­n serioz. E kam thënë dhe e them se disa gjëra nuk janë në dorën tonë, me gjithë gabimet që kemi bërë. Duhet të pranojmë gabimet, që nuk kanë qenë pak. Gjithsesi, të mos u kthehemi atyre që kanë ikur, duhet të ndërtojmë një Lushnjë serioze. Nga futbollist­ët që mbyllën sezonin me Lushnjën, 5-6 janë larguar. Nuk janë larguar, sepse nuk dhanë për Lushnjën, i kam falënderua­r për atë çfarë dhanë, aq më tepër që bënë edhe sakrifica. Udhëtimet e përditshme vajtje-ardhje janë një sakrificë për futbollist­in. Mendoj se duhet një rinovim në skuadër, por patjetër që lushnjarët janë pjesë e skuadrës”, theksoi Gjyla. Ai nuk përmendi emra, por të larguar janë lojtarët nga qytetet e tjera, që nuk ishin në stërvitje. Nako dhe Magani e kanë pohuar vetë për gazetën, ndërsa të larguarit e tjerë i bie të jenë Branica,

Gava, Mone e ndonjë tjetër.

AFRIMET - Trajneri lushnjar pohoi se do të ketë afrime. “Do kemi afrime dhe i mirëpresim, por jo afrime të nivelit të stolit. Për të qenë të sinqertë, këtë vit që kaloi kemi pasur edhe lojtarë të nivelit të stolit. Unë kam qenë ai që kam thënë që një lojtar i huaj duhet të jetë 50% më i mirë se lojtarët e mi për të ardhur te Lushnja, por ashtu ndodhi, nuk u përputhën emrat me çfarë kishin brenda. Do mundohemi këtë radhë të paktën të mos gabojmë, të marrim futbollist­ë që na duhen për kampionati­n”, shtoi Gjyla. Pas disa seancave në “Roza Haxhiu”, lushnjarët do t’i vijojnë përgatitje­t në kushte grumbullim­i, pasi bashkia ka dhënë garanci për këtë gjë.

 ??  ?? Nga stërvitja e djeshme e Lushnjës
Nga stërvitja e djeshme e Lushnjës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania