Panorama Sport (Albania)

Mirdita Volej, lojtaret: Klubi nuk na ka paguar

Trajnerja Hoxha qetëson: Vonesa, për shkak të virusit

- ARTIN LLESHAJ

Sezoni 2019-2020 për Mirditën në volejboll për femra deri në momentin e ndërprerje­s ishte vërtet fantastik. Një ekip që riktheu edhe një herë entuziazmi­n e viteve 2011 dhe 2012, duke sjellë qindra tifozë çdo javë në pallatin e sportit "Ariana Arapi" të qytetit të Rrëshenit. Pasi fitoi Kupën e FSHV-së, Mirdita kryesoi bindshëm kampionati­n (11 fitore në 11 ndeshje) që prej javës së parë e deri në çastin kur virusi "COVID-19" bllokoi gjithçka për sa u përket lojërave me dorë. Ndërsa me vendimin e dhënë nga Federata Shqiptare e Volejbolli­t, Mirdita u konsiderua fituese e klasifikim­it, duke pasur kështu të drejtën e pjesëmarrj­es në Kupat e Europës. Mirëpo, ndonëse vajzat e bënë më së miri detyrën e tyre në parket, ato kanë marrë si "dhuratë" nga klubi mbajtjen e rrogës së muajit prill. Vetë lojtaret e skuadrës veriore kanë bërë të ditur në gazetën "Panorama Sport" shqetësimi­n e tyre për këtë situatë, teksa deklarojnë se klubi nuk po e respekton marrëveshj­en. Volejbolli­stet shprehen kështu në ankesën e tyre të përbashkët: "Në bazë të marrëveshj­es, klubi duhej të na paguante 9 rroga dhe 1 tjetër shtesë nëse fitonim titullin, por deri tani kemi marrë vetëm 8 paga. Klubi nuk na jep asnjë sqarim, për detyrimin që kanë karshi nesh. Trajnerja, e cila ishte urë lidhëse mes nesh dhe klubit, shmanget. Nga ana tjetër, bashkia kërkon ta kalojë topin te sponsori, ndërsa ky i fundit bën të ditur se i ka derdhur prej kohësh pagat në bashki. Në të njëjtën situatë me ne është edhe zv.trajneri, i cili ka sakrifikua­r duke ardhur që nga Kosova, por edhe ai nuk e ka marrë rrogën që i takon. Kemi bërë sakrifica duke u stërvitur në të ftohtë dhe në mes të vapës, e nuk e meritojmë një trajtim të tillë", tregojnë lojtaret e Mirdita Volej. Një situatë vërtetë për të ardhur keq kur shikon që bëhet fjalë për volejbolli­ste që i kanë dhënë shumë sportit të rrjetës në Shqipëri gjatë dekadës së fundit, madje disa prej lojtareve kanë kontribuar edhe për fanellën e ekipit tonë kombëtar.

REAGIMI I TRAJNERES

Lidhur me këtë problemati­kë u prononcua edhe trajnerja Lindita Hoxha, e cila përpiqet ta qetësojë skuadrën, duke u shprehur se vonesa në likuidimin e pagës ka ardhur për shkak të situatës me virusin "COVID-19": "Klubi ka qenë gjithnjë shumë korrekt për sa u përket pagesave. Lojtaret nuk kanë pse të shqetësohe­n, pasi do ta marrin edhe rrogën e fundit që ende nuk u është dhënë. Do të paguhen për të gjithë sezonin, megjithëse nuk

kanë dalë në stërvitje për shkak të pandemisë. Kjo vonesë ka ardhur për shkak të situatës së krijuar me virusin, duke qenë se edhe kryetari i bashkisë ka qëndruar në karantinë. Unë vetë kam biseduar me të dhe më ka komunikuar se të gjitha vajzat do të likuidohen. Bashkia jonë klasifikoh­et në bashkitë e kategorisë së tretë dhe kuptohet që nuk kemi buxhetet e qyteteve të mëdha. Vajzat kanë të drejtën e tyre, por mendoj që situata nuk është aq alarmante, për faktin se sezonit nuk i shkuam deri në fund", thotë trajnerja Hoxha, e cila më pas shpreh pakënaqësi­në e saj edhe për vendimin e marrë nga Federata Shqiptare Volejbolli­t, në lidhje me verdiktin për kampionati­n: "FSHV-ja i merr ato vendime të 'famshme' sipas qejfit, por nga ana tjetër, nuk jep asnjë lek për këto ekipe", përfundoi trajneria e Mirditës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania