Panorama Sport (Albania)

Barça, e gjitha e varur nga Mesi në çerekfinal­e

Gjermanët i ka eliminuar 2 herë, nga ai vendoset Champions-i i 6-të

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Barcelona u kuali fikua në çerekfina let e Champions-it falë edhe paraqitjes së jashtëzako­nshme të Lionel Mesit kundër Napolit. Siç e ka bërë shpesh në karrierë, argjentina­si ishte kyç në triumfin e Barcelonës në "Camp Nou" kundër Napolit. Kapitenit iu deshën 20 minuta të shkëlqyera për të mundur një skuadër që nuk gjeti asnjë kurë për ta ndalur atë. Në këtë hapësirë kohe, Mesi fitoi një penallti dhe shënoi dy gola, pavarësish­t se njëri prej tyre u anulua nga VAR-i për një prekje të topit me dorë. Paraqitja e tij të shtunën është një lajm i mirë edhe i keq për Barcelonën, objektivi i vetëm i së cilës këtë sezon mbetet triumfi në Champions. Nga ana tjetër, kur Mesi është në formë të mirë, ata janë të aftë për të mposhtur çdo skuadër. Por "Pleshti" nuk është duke marrë asnjë ndihmë nga shokët e skuadrës. Vitet e fundit argjentina­si ka kompensuar edhe problemet e skuadrës me golat e tij. Problemi kryesor është se kur Leo nuk shënon, pjesa tjetër e skuadrës e ka të vështirë të bëjë një hap përpara. Në ndeshjen kundër Napolit statistika­t flasin vetë. Italianët dominuan zotërimin e topit 53%, ndërsa bënë edhe më shumë goditje drejt kuadratit të vendësve. Mesi ishte faktori që zhbalancoi mbrojtjen kundërshta­re dhe nëse do të bëjë të njëjtën gjë kundër Bajernit të Mynihut, atëherë Barcelona do të ketë një shans në çerekfinal­e. Megjithatë, në Barcelonë nuk mund t'i kërkojnë gjithnjë atij që të shpëtojë skuadrën, ndërsa Grizman dhe Suarez duhet të dalin gjithashtu në pah. Fatmirësis­ht, Mesi nuk vuajti një dëmtim serioz pas ndërhyrjes së Kulibalit, por ai do të ketë nevojë për të pushuar deri në ndeshjen kundër Bajernit, kundërshta­rit që 33-vjeçari e ka eliminuar dy herë dhe do të përpiqet ta bëjë për herë të tretë në Lisbonë mbrëmjen e së premtes.

Shkëlqen në çerekfinal­e Mesi ka luajtur 11 çerekfinal­e, të gjitha me dy takime. Ai ka fituar 7 dhe humbur 4. Hera e fundit ishte më e dhimbshmja, në Romë, pavarësish­t se të rënda ishin edhe kundër Atletikos (2 herë) dhe Juventusit. Në katër sezonet e tij të para në Champions (2004-'05, 2005-'06, 2006-'07 dhe 2007'08), Mesi nuk luajti në çerekfinal­e. Në sezonin e tij të parë ai

nuk ishte konsolidua­r në skuadër, në të dytin ishte i dëmtuar pas një ndeshje kundër Çelsit, në të tretin Barça humbi me Liverpulin në 1/8-at dhe në të katërtin ai ishte i dëmtuar kundër Shalkes. Ishte sezoni 2008-'09 kur ai luajti çerekfinal­en e parë, kundër Bajernit në

"Camp Nou". Katalanasi­t fituan 4-0, Mesi shënoi dy gola dhe atë sezon Barça fitoi Champions-in. Prej atëherë numri 10 ka marrë pjesë rregullish­t në çerekfinal­e. Ishte një çerekfinal­e kundër Arsenalit në të cilën ai shënoi katër gola në "Camp Nou" në vitin 2010.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania