Panorama Sport (Albania)

Robert, shansi të tregojë se vlen më shumë se Leo

-

Robert Levandovsk­i po shënon rekord pas rekordi me skuadrën e Bajernit. Polaku është një makineri golash dhe kjo nuk është një gjë e re. 31vjeçari po përgatitet për duelin me Lionel Mesin të premten në mbrëmje. Asist, asist, gol, gol, asist, asist. Për disa këto janë statistika të një sezoni të tërë. Por për Levandovsk­in janë vetëm statistika­t e dy ndeshjeve të fundit ndaj Çelsit në Champions. Numri 9 i bavarezëve u përfshi në shtatë gola të skuadrës së tij. Mund të themi pa frikë se ai po kalon formën e jetës me fanellën e kampionëve të Gjermanisë. 31-vjeçari e ka treguar edhe më parë klasin e tij në kompeticio­nin më të rëndësishë­m për klube. Por ky sezon ka befasuar edhe disa prej lojtarëve të tij. "Prisni se nuk keni parë asgjë akoma", tha Leon Gorecka për "Sky". Edhe Lotar Mateus e ka ngritur në qiell sulmuesin e Bajernit duke e konsiderua­r atë si numrin 9 më të mirë në botë në qarkullim. Leva ka arritur të dalë nga hija e Mesit me Ronaldon, të cilët për vite me radhë konkurroni­n vetëm me njëri-tjetrin. Por tani historia ka ndryshuar. 13 gola në Champions, shtatë radhazi, diçka e tillë nuk kishte ndodhur prej kohësh. Rekordi që mbahet nga portugezi i Juventusit mund të thyhet nëse vazhdohet me këto ritme. CR7 shënoi 17 gola për Real Madrid në vitin 2013. Por kjo pak rëndësi ka për polakun që të premten do të ketë mundësi t'i tregojë botës se është më i mirë se Mesi. "Pleshti", edhe pse jo në sezonin e tij më të mirë, ndaj Napolit tregoi se Champions-i është skena e tij e preferuar. Argjentina­si kërkon të shpëtojë sezonin e tij personal dhe të skuadrës katalanase në ndeshjen direkte. Por përballë, Mesi me shokë do të kenë një skuadër të uritur për trofe Europian. Është aq i rëndësishë­m ky trofe për 30 herë kampionët e Gjermanisë, saqë lojtarët heqin dorën nga lavdia personale vetëm për të provuar shijen e tij. Një nga këta është edhe Levandovsk­i për të cilin pak rëndësi kanë rekordet personale, arritjet e Ronaldos apo Mesit. Ai do vetëm një gjë, Champions-in dhe vetëm Champions-in.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania