Panorama Sport (Albania)

Bajern, Hansi Flik përgatit kurthin për Mesin

Presing i lartë dhe Myler, mesfushori e njeh "Pleshtin"

-

Bajerni i Mynihut nisi dje zyrtarisht për gatitjet për ndeshjen ndaj Barcelonës. Teksa të dielën skuadra gjermane zbarkoi në Lagos, vetëm dje arriti të zbriste në fushën e blertë. Trajneri Hansi Flik u dha një ditë pushim lojtarëve pas ndeshjes së dytë ndaj Çelsit për t'u përqendrua­r dhe ambientuar me hotelin dhe klimën në Gadishulli­n Iberik. Ndërkohë që në stërvitjen e parë është punuar më shumë me anën taktike që do të përdoret kundër skuadrës katalanase. Flik i ka idetë e qarta se si do të rreshtohet të premten. Dihet që problemi më i madh për të dhe gjermanët është Lionel Mesi. "Bild" tregon se si trajneri 55-vjeçar pritet të neutralizo­jë "Pleshtin" dhe skuadrën katalanase.

PRESING I LARTË- Një skuadër si Barcelona është mësuar të luajë me presing të lartë. Kjo në fakt ka vite që ndodh. Edhe pse për hir të së vërtetës nuk është skuadra e njëjtë me atë që jemi mësuar të shohim në këto 10 vitet e fundit. Në krahun tjetër, bavarezët janë rikthyer të luajnë njësoj si në kohën e Guardiolës. Me një mbrojtje që rreshtohet 25 metra larg portës së saj dhe me mesfushën që është në gjysmëfush­ën e gjysmëfush­ës së kundërshta­rit. Kjo do t'i lejojë skuadrës gjermane të "bukosë" lëvizjet e Mesit në mesfushë duke mos i lënë atij shumë hapësirë lëvizjeje. Ideja është që ai të mos markohet nga një lojtar i vetëm, por nga disa. MYLER - Tomas Myler pritet ta nisë ndeshjen nga minuta e parë. Mesfushori gjerman do të ketë një detyrë të vështirë. Të gjejë hapësira në zonën e kundërshta­rit dhe të shqetësojë argjentina­sin në mesfushë. Një taktikë kjo që përdoret shpesh nga Flik në ndeshje të veçanta. Dhe kush më mirë mund ta bëjë këtë gjë se Tomas Myler. Ky i fundit ka luajtur edhe më parë kundër numrit 10 të Barcelonës në Champions ashtu si dhe në finalen e Kupës së Botës në "Brazil 2014". MBROJTA - Një skuadër që nuk është më e pathyeshme. Barça ka vuajtur shumë në prapavijë dhe Flik e di mirë këtë gjë. Arma e tij më e fortë për momentin është pa dyshim Levandovsk­i. Polaku është gati të lërë shenjë edhe në portën e Ter Shtegenit të premten në mbrëmje. Por jo vetëm ai, shpejtësia e Gnabrisë dhe forca e Ivan Perisiç priten të jenë vendimtare për të ndëshkuar skuadrën spanjolle, e cila vuajti jo pak në prapavijë edhe në ndeshjen e fundit me Napolin në "Camp Nou". Gjithçka flet në favorin e kampionëve të Gjermanisë që kanë mundësinë e artë për të mundur katalanasi­t pa sforco, edhe pse të gjithë e dinë që kur luan kundër Mesit, nuk mund të flesh asnjëherë i qetë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania