Panorama Sport (Albania)

Sanço rinovon, Haland merr numrin 9

-

Borusia e Dortmundit është nisur sot drejt Bad Ragaz të Zvicrës për të vazhduar përgatitje­t e tyre për sezonin e ri. Verdhezinj­të kanë publikuar edhe listën e lojtarëve që do të jenë prezent në fazën përgatitor­e në muajin gusht. Bie në sy emri i Xhejdën Sanços. Talenti anglez ka udhëtuar në Zvicër edhe pse zërat për një largim nga Gjermania drejt Mançesteri­t ishin shtuar shumë në ditët e fundit. Klubi verdhezi doli me një postim zyrtar ku tregoi se talenti anglez ka rinovuar deri në 2023-shin me gjermanët. Mikael Cork tha se Junajtid kishte një “deadline” për blerjen e tij dhe që nuk e kishte respektuar atë. “Klubi anglez kishte kohë deri të hënën për të paguar 120 milionë euro për Sançez nëse e dëshironte në skuadër. Por tani ai është një lojtar yni edhe për sezonin e ardhshëm. Me këto fjalë dua që kjo temë të mos diskutohet më”, tha Cork.

HALAND MERR NUMRIN 9

Ndërkohë, bomberi norvegjez do të mbajë veshur fanellën me numrin 9 për sezonin e ardhshëm. 19-vjeçari mezi e kishte pritur këtë ditë, ashtu si dhe shumë tifozë verdhezinj që shpresojnë që ai të jetë pasardhësi i Robert Levandovsk­it. Polaku ishte lojtari i fundit që shkëlqeu me këtë numër. Këtë shpreson të bëjë edhe Haland që në sezonin e tij të parë në Dortmund ka dhënë sinjale pozitive se mund të ketë një të ardhme të madhe me Borusian.

MUNIË PREMTON TITULLIN

Tomas Munië bëri me krahë jo pak tifozë verdhezinj teksa në mediat gjermane tha se Borusia në sezonin e ardhshëm do të luftojë për kampionati­n dhe Kupën e Gjermanisë. “Dortmund është një skuadër e madhe. Jam i bindur se skuadra mund të fitojë trofe në sezonin që vjen. Jam këtu për ta ndihmuar atë. Kampionati mbetet objektivi ynë kryesor, ashtu si dhe Kupa. Nëse i fitojmë të dyja, do të ishte akoma më mirë”, tha belgu i ardhur nga Parisi në muajin korrik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania