Panorama Sport (Albania)

NOTAT E INTERIT

-

HANDANOVIÇ 6 – Ndal serinë e ndeshjeve pa pësuar te rasti i Haverc që duhet vetëm të devijojë topin. Në pjesën e mbetur kryen edhe disa nga pritjet e tij.

GODIN 6,5 – Konte zgjedh sërish eksperienc­ën e tij, duke “ngelur në klasë” Shkriniari­n: uruguaiani i përgjigjet me një paraqitje të kujdesshme, por mban në lojë Havercin te goli i gjermanëve.

DE VRAJ 6 – Kontrollon dhe komandon lëvizjet e linjës mbrojtëse, duke kërkuar shpesh të paraprijë lëvizjen e Voland. I beson vertikaliz­imit për t’i dhënë shpejtësi manovrës.

BASTONI 6,5 – Goli i Bajerit vjen në zonën e tij të mbulimit, por është edhe fryt i një përplasjej­e të pafat. Zgjidh disa situata të ndërlikuar­a me personalit­et (nga 84' Shkriniar, pa notë). D’AMBROZIO 6 – I takon edhe një herë vendi i titullarit në korsinë e djathtë. Në mbrojtje bën pak gabime, fiton edhe një penallti të anuluar

(nga 59' Mozes 6 – I freskët, kërkon shpesh thellësinë dhe ka në këmbë edhe rastin për të mbyllur ndeshjen, por gabon).

BARELA 6,5 – Zhbllokon çerekfinal­en e ndërlikuar me një të jashtme që rikthen në mendje Stankoviçi­n. Vrapon si zakonisht dhe kërkon dyluftimin.

BROZOVIÇ 6 – Kur nuk ka topin, shqetëson Baumgartli­nger. Vendos rregull në mesfushë, duke përhapur pasime me kohët e duhura. GALJARDINI 5 – Centimetra­t e tij dhe fiziku në mesfushë rikthehen të dobishëm në momentet e pista të ndeshjes. Humbet topa të rrezikshëm (nga 59' Eriksen 6,5 – Ndihmon në rritjen e cilësisë së manovrës, vendos Sançezin të vetëm me portierin dhe fiton një penallti). JANG 6,5 – Shton xhirot e motorit të skuadrës. Shërben dy herë Lukakun duke mos u tunduar nga goditja dhe në rastin e dytë është asist. LUKAKU 7,5 – Romelu arrin 31 gola, Ronaldo shënoi 34. Udhëheqës për rekord: lojtari i parë që shënon prej 9 ndeshjesh radhazi në Ligën e Europës. Edhe këtë herë lufton për skuadrën. LAUTARO 6 – Tregon gjithë inteligjen­cën taktike me dy veprime të afërta, lëviz mirë dhe dylufton, i mungon vetëm goli (nga 64' Sançez 6 – Ka në këmbë topin e 31, por shkarkon të djathtën në trupin e Hradeckit. Kokëfortë, por i pafat).

Trajneri Konte 6,5 – Skuadra që fiton nuk ndryshohet: Interi shpërdoron dy raste kur rezultati ishte 2-0, por arrin gjysmëfina­len.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania