Panorama Sport (Albania)

Lukaku: Çfarë futbollist­i Barela!

Sulmuesi sheh Ronaldon, Militon e Etonë dhe i përulet shokut: Nuk isha unë më i mir

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Romelu Lukaku, kam pion brenda dhe jas htë fushe. Jo vetëm goleador dhe rekordmen, por edhe shumë i përulur, që e bën edhe më të rëndë dhe me të rëndësishm­e figurën e këtij bomberi që Interit i kishte munguar prej kaq shumë vitesh. Futbollist­i belg, i cili edhe dje ishte vendimtar për zikaltrit, për të kaluar në gjysmëfina­let e Ligës së Europës, u zgjodh si lojtari i ndeshjes, por vetë Lukaku nuk ishte dakord me vendimin e UEFA-s. “Rekordet e golave janë gjithmonë shumë të bukura, por për ne ishte më e rëndësishm­e fitorja. Leverkusen­i është një skuadër shumë e mirë. Ndaj tyre bëmë një paraqitje përgjithës­isht pozitive, ndonëse edhe njëherë tjetër gabuam shumë raste. Siç thotë trajneri ynë, duhet të mësojmë t’i mbyllim më shpejt takimet. Unë më i miri i ndeshjes? Faleminder­it për çmimin, por unë nuk e mendoj si ju. Njeriu i ndeshjes ishte Barela. Çfarë futbollist­i fantastik. Ai po rritet dita-ditës dhe është vërtet një kampion, vazhdon Lukaku, i cili pranon se po kalon një moment pozitiv, si nga ana fizike, ashtu sikurse edhe nga ajo psikologji­ke. – Jam në një moment paqeje dhe vetëbesimi. Por duhet të ndihemi të fortë dhe të sigurt si skuadër, sepse tashmë çdo rast vlen për të arritur dhe për të ngritur trofeun. Duhet të mësojmë të jemi më të ligj përpara portës, sepse na ndajnë vetëm dy ndeshje nga trofeu dhe ne duam që t’i shkojmë në fund, por duke menduar ndeshje pas ndeshjeje. Tani të rikuperojm­ë sa më mirë dhe të bëjmë një gjysmëfina­le të denjë prej Interi”, tha

pas ndeshjes lideri i sulmit të Interit, Romelu Lukaku.

Rekordet e “Big Rom” – Për sa u përket golave, belgu shënoi dje golin e 31-të sezonal. Me këtë shifër, ai kaloi “Princin” Diego Milito në sezonin e tripletës (30 gola), por fut në shënjestër Ronaldo da Limën, që në sezonin 19971998 realizoi 34 herë. Për momentin, i pakapshëm duket Samuel Eto, i cili në 2010-2011ën realizoi 37 herë për Interin, por në futboll kurrë mos thuaj kurrë... Por mbi të gjitha, goli i realizuar dje nga Lukaku vlen për barazimin e një rekordi europian që zgjaste prej plot 15 vitesh. Në sezonin 2004-2005, anglezi Alen Shirer shënonte prej 9 ndeshjesh radhazi në Europë dhe “Big Rom” e kapi ish-bomberin e Njukasëlli­t, pas golit të radhës ndaj Leverkusen­it. Dhe tashmë, me gjysmëfina­len dhe pse jo me finalen e Ligës së Europës në horizont, gjiganti 27-vjeçar mund ta thellojë dhe ta bëjë personal rekordin e golave në arenën kontinenta­le.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania