Panorama Sport (Albania)

Pioli: Milani, më i miri i vitit 2020, Ibra “ndihmësi” im

"Gazidhis mbajti fjalën, Maldini e Boban më kërkuan që..."

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Stefano Pioli ka folur për herë të parë pas mbylljes së sezonit. Kohë pushimesh, por edhe bilancesh për trajnerin e Milanit që pas dy javësh do të nisë fazën përgatitor­e në kuadër të Ligës së Europës. Për kompeticio­net, por edhe shumë tema të tjera, 52-vjeçari ka dhënë mendimin e tij në intervistë­n për "La Repubblica". Konfirmimi juaj është një himn ndaj meritokrac­isë, apo jo?

Prindërit më kanë mësuar të bëj gjithmonë maksimumin e ta mbaj kokën lart, pa e hedhur vështrimin shumë larg. Administra­tori Gazidhis dhe fondi "Elliott" më patën premtuar se do të më gjykonin në fund të sezonit. Nuk mund të humbisja energji duke menduar për gjëra që nuk i kontrolloj­a dot. Do të kishte qenë pa kuptim. Siç ndodhi me Rangnikun?

Kurrë nuk mendova t'i hidhja një sy se si luanin ekipet e tij. Kurrë! U përqendrov­a te puna ime me stafin tim, me Maldinin, Masaran, mjekët dhe fizioterap­istët. Në fazën delikate të Koronaviru­sit ne ishim një grup i bashkuar e klubi na ka bërë të ndihemi gjithnjë të sigurt. Dhe ju ia shpërblyet me "titullin" post-"COVID"?

Kjo është diçka që e zvogëlon punën tonë. Gjatë 2020-ës askush nuk ka bërë më mirë se ne. Sivjet kemi humbur vetëm derbin dhe ndaj Xhenoas. U treguam seriozë dhe logjikë, teksa fitoret me të mëdhatë na dhanë kurajë. E dinim që kishim cilësi, edhe pse nuk i kishim shfaqur shpesh. Mbase edhe sepse shumë të rinj mundën të tregojnë veten duke mos pasur presionin e publikut në stadium?

Jo, jo, nuk jam dakord, pavarësish­t se faza e dytë ishte e pazakontë. Milanistët janë kërkues dhe lojtarët mezi presin të luajnë para tyre, ndaj mendoj se "San Siro" do të jetë shtysë për ne në të ardhmen. Çfarë ju kërkuan Boban e Maldini në nëntor të 2019-ës?

Që të mundohesha, sepse sipas tyre, ekipi mund të arrinte më shumë rezultate e të luante më bukur.

Ndieni se keni mbështe

tur shkollën italiane të trajnimit duke mposhtur konkurrenc­ën e Rangnikut?

Për këtë nuk nevojitesh­a unë, sepse mjafton të shohësh trajnerë si Ançeloti apo Konte që kanë ditur të imponohen edhe jashtë Italisë. Në futbollin italian sheh ekipe të ndryshojnë skemë brenda së njëjtës ndeshje, teksa nëpër Europë janë më modernë, por edhe më standardë në disa gjëra. Gjithsesi, mendoj se përvojat bëjnë mirë, ndaj nuk do të isha kundër faktit që njerëz si Guardiola, Klop apo Zidan të punojnë në Serinë A. Kampionët, qofshin trajnerë apo lojtarë, janë vlerë e shtuar. Po flisni si shok skuadre i Platinisë, Baxhos, Boniekut, Batistutës?

Edhe i Dungës. Puna pranë lojtarëve të mëdhenj të ndihmon, sepse ata kanë një këndvështr­im

tjetër të çdo situate. Pra, njerëz si Ibrahimovi­çi?

Gjatë një sezoni gjëra nuk shkojnë vaj, por Zlatani të lehtëson punën edhe pse ka respekt të madh për rolet e gjithsecil­it. Kush referohet te mosha, e ka gabim, sepse po flasim për një profesioni­st në 360 gradë. Ai po u mëson shokëve si të jenë seriozë dhe konkurrues në çdo stërvitje. Ibra vjen i pari dhe largohet i fundit, e sinjale të tilla kanë shumë rëndësi. Ç'mund të na thoni për paktin tuaj të janarit: "Unë bëj lojtarin e ti trajnerin"?

Informohes­ha për formën e tij pas gjithë atij pushimi dhe një ditë Zlatani më tha: "Ti vendos e unë respektoj çdo vendim.". Nga një i tillë mund të mësojmë të gjithë, sepse është ambicioz e nuk ndalet.

Po loboni që t'i rinovohet kontrata?

Dukem si i qetë, por jam tepër kërkues, ndaj ju garantoj se motivimet i kishim edhe para se të na bashkohej Ibra. Ai rriti moralin dhe kërkesën e gjithsecil­it ndaj vetes, sepse nervozohet edhe për një pasim të gabuar në stërvitje. Nuk e di çfarë do të bëjë Zlatani, por të gjithë duam që të vazhdojë te Milani, duke filluar nga Paolo, Gazidhis, Masara e të gjithë me radhë. Nuk mund të flas për anën ekonomike, por për atë sportive mund të them se kontributi i Ibrës është thelbësor. Pra, Ibra nuk ka pasur ndonjë debat me Gazidhisin siç u përfol?

Ai ishte një nga dinamikat e shumta që mund të ndodhin gjatë sezonit. Të ballafaqoh­esh është më mirë se sa të shtiresh

sikur nuk ka asnjë problem. Sa e vërtetë është që keni bërë paqeruajtë­sin mes Gazidhisit dhe Maldinit?

Klima ka qenë gjithnjë e qetë dhe në respekt të roleve. Nevojitet pak më shumë njohje mes nesh për të vënë në dispozicio­n gjithsecil­i njohuritë e veta. Champions-i i 2014-ës duket larg. Është rikthimi një synim madhor?

Milani duhet të rikthehet, por me vendin e katërt diferenca qëndron në 12 pikë. Nuk janë pak e duhet të përmirësoh­emi në shumë aspekte. Asgjë nuk duhet të na ndalë dhe Liga e Europës do të jetë gjithashtu mes objektivav­e. Tri javë pushime dhe më pas nisim përsëri punën. Ekipi ka moshë të re dhe treguam që mund të përballojm­ë edhe 12 ndeshje në 40 ditë.

Është e vërtetë që keni kërkuar ndryshime brenda "Milanello"-s?

Gjëra të vogla nëpër dhoma, në disa zona dhe staf. Mendoj se është vendi më i bukur në botë për të punuar, por në disa aspekte janë të moçme. Donaruma, Hernandez, Benaser, Leao dhe Kesin. Janë këta themeli Milanit?

Gjatë izolimi me Kesin kemi komunikuar shpesh dhe kjo forcoi raportin tonë. Hernandez ka vetëm një vit në Serinë A dhe bagazhi i tij do të rritet ende. Benaser luante për herë të parë në një klub të madh, ndërsa Leao ka mjetet për të bërë më tepër. Përveç Xhixhos, kemi edhe Rebiçin, Çalhanoglu­n, Romanjolin dhe Kjaerin, ndaj mendoj se do të duhen vetëm disa përforcime të menduara mirë. Përse nuk e komentuat Donarumën?

Sepse megjithëse 21 vjeç, ka shumë përvojë e jo më kot ishte kapiten në ndeshjet e fundit. Është mes 3-4 portierëve më të mirë në botë e shumë shpejt do të jetë numri 1. Milanin s'e imagjinoj dot pa të. Keni ndonjë koleg si pikë referimi?

Guardiola e Klop janë më të mirët, por nuk përjashtoj askënd. Për shembull, situatat në goditjet standarde i kam kopjuar nga ekipi kolumbian i Amerika Kalit. Mendoni se pas kronometri­t Milani është gati për një garë me etapa si në çiklizëm?

Po, tani është momenti i duhur. Jam i pasionuar pas çiklizmit, sepse është një sport që të mundëson të kapërcesh kufijtë e vetes. Kur pedaloj me shokët e mi, më quajnë "Mbreti i parakalimi­t". Babai juaj ka qenë postier, ashtu si edhe dy vëllezërit tuaj. Keni ndonjë kartolinë për milanistët?

Të dashur tifozë, uroj të shihemi sa më shpejt, sepse Milani do të kthehet në nivelet më të larta dhe ka nevojë për secilin prej jush.

 ??  ??
 ??  ?? Pirlo, duke festuar me milanistët, Champions-in e fituar ndaj Juves
Pirlo, duke festuar me milanistët, Champions-in e fituar ndaj Juves

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania