Panorama Sport (Albania)

Daja: Daja: Te Te Partizani për për titull, titull, krenar që që më më besuan besuan mua

Olsi Olsi Rama: Rama: Morëm Ilirin që të zgjidhim hallet Telushi, akord me Kukësin: Partizani nuk më vlerësoi

- ILIR CARA

Ilir Daja është trajneri i ri i Partizanit dhe në pre zantimin e djeshëm 53jeçari është ndierë i emocionur nga interesimi i lartë i medive. Ndonëse nuk u paraqitën bjektiva të qartë, Daja e pranon e të drejtosh Partizanin është lerësim dhe përgjegjës­i, pasi dhe kur nuk thuhet, dihet se bjektivi mbetet gjithnjë titulli ër vetë emrin e historinë e kluit. Daja kërkon të shtojë sukeset e tij, por kësaj radhe jo uke kopjuar klubet ku ka drejuar, por Partizanin e 16 titujve ampionë. Trajneri foli edhe ër nevojat që ka ekipi, merkaon e bllokuar dhe planin B për dërtimin e skuadrës. Në fjalën apëse trajneri Ilir Daja u hpreh: “Për të ulur dozën emoionale, pavarësish­t se kam një arrierë 25-vjeçare, por sigursht kur hyn në një klub të madh ritet edhe doza emocionale. Këtë e shikoj edhe nga numri i madh i gazetarëve, që dëshmon e pritshmëri­të janë të mëdha dhe nga media, jo më nga tiozët e Partizanit. Të drejtosh artizanin, është vlerësim, por dhe përgjegjës­i, sepse është një ga ekipet me më shumë trofe ë historinë e futbollit shqiptar, rofe në kampionate dhe Kupa. shtë një ekip që pritshmëri­a jithmonë ka qenë maksimale. resioni, në thonjëza, për të aritur nivelet maksimale ka qenë rezent. Ne do të mundohemi ë të gjithë bashkë, si grup, epse çelësi i suksesit është ashkëpunim­i, të fillojmë menëherë punën që këtë pritshmëri ë kanë klubet e mëdha ta analizojmë në një motiv shtesë ër arritjen e objektivav­e që ka etë klubi. Jam i kënaqur që m’u esua mua ky projekt. Falëneroj presidenti­n dhe drejtorin. o të shihni investimin gjigant ë është bërë në kompleksin modern të Partizanit, do të thotë ë projekti nuk është vetëm sot ër sot, por afatgjatë, për të paur një Partizanin ashtu siç e uan të gjithë”. Më pas trajneri Daja iu përgjigj pyetjeve të

azetarëve: Çfarë ndjesie është për ju i trajner i Tiranës të kaloni në rahun tjetër, te Partizani?

E para, është që kaloj nga kënderbeu, një klub i madh idomos në dekadën e fundit. Nuk është ndonjë problem humë i madh, se në çdo klub u kam punuar, kam dashur të marr maksimumin, kam respetuar kundërshta­rët në maksimum. Është shumë e thjeshtë, shtu siç kam bërë me çdo klub ë kam drejtuar dhe kam ashur të fitoj, këtë do të bëj dhe te Partizani. Në çdo klub

ku kam punuar, kam fituar respektin e tifozëve dhe të drejtuesve dhe do të mundohem ta bëj edhe te Partizani. Gjërat janë më të thjeshta kur i ke parë të tjerët si kundërshta­rë dhe ke dashur gjithnjë të fitosh, se në fund fare ky është profesioni ynë dhe ky jam edhe unë. Keni drejtuar Dinamon, Tiranën dhe tani Partizanin. Jeni më shumë blu, bardheblu apo i kuq?

Këtë treshin e kam edhe si rekord personal. Në historinë e futbollit shqiptar kam fituar tre tituj me tri ekipe të ndryshme, dhe duke marrë drejtimin e Partizanit, jam i vetmi trajner në Shqipëri që i kam drejtuar të tria ekipet e kryeqyteti­t. Trajneri gjithmonë është tifoz me ekipin që drejton dhe të gjitha energjitë psiko-fizike i drejton për ekipin që fiton, pasi mentalitet­i i fituesit duhet shprehur kudo, qoftë atje ku ke qenë apo ku je apo për të vazhduar më gjatë aty ku jam dhe për të marrë trofe të tjerë që t’i shtohen këtij klubi që ka bërë historinë madhështor­e në futbollin shqiptar. Meqë keni dalë kampion me tri ekipe të ndryshme, si e doni Partizanin aktual, si Elbasani, Dinamo apo Skënderbeu?

Secili klub ka pjesën e tij individual­e, ka karakteris­tikat e veta. Unë do ta doja si Partizanin që ka dalë kampion 16 herë dhe do të doja të vazhdonim atë rrugëtim që ishte edhe para një sezoni. A është diskutuar titulli dhe a do të donit të thellonit rekordin me tre tituj te fituar me tri skuadra të ndryshme?

Kur fola për pritshmëri­të, sigurisht Partizani i ka maksimale për vetë historinë që ka në futbollin shqiptar. E dëgjova me shumë vëmendje edhe drejtorin dhe ndoshta do të dalim me një objektiv konkret para startit të kampionati­t, kur të shohim edhe përbërjen e skuadrës. Duhet të shlyejmë sa më shpejt këtë vit që unë do ta quaja të paparashik­ueshëm për çdo ekip, jo vetëm për Partizanin, pasi jemi në kohë pandemie dhe gjërat nuk kanë funksionua­r si më parë. Besojmë që atë që pret tifozëria e Partizanit, ne duhet ta shprehim në maksimum në lojë. Po t’i marrim gjërat hap pas hapi, ndoshta do të ishte më mirë sesa të mendonim atë objektivin afatgjatë në fund fare. Duhet të përqendroh­emi tek objektivat afatshkurt­ër si fillim. Keni folur me drejtorin për afrimet e merkatos duke ditur largimin e disa titullarëv­e të sezonit të fundit, siç ishte Trashi?

Unë nuk jam trajneri i tipit trajner-menaxher si në futbollin anglez. E përmenda se çelësi i suksesit është bashkëpuni­mi. Unë jam për një vendim kolegjial, ku natyrisht që do të jetë prezente edhe vota ime, dhe e kam diskutuar me drejtorin që do të ketë peshë të madhe. Por në fund fare do të kontribuoj­në të gjithë për të afruar lojtarë që bëjnë diferencën dhe jo për të mbushur strukturën e grupit. Madje edhe me këtë grup që kemi mund të bëjmë gjëra të mira. Ku i prisni përforcime­t për të qenë konkurrues?

Duke parë edhe largimet e ndodhura, pavarësish­t se unë nuk kam qenë pjesë e këtyre vendimeve, por klubi gjatë gjithë vitit i ka analizuar lojtarët në paraqitjen dhe kërkesën që kanë pasur ndaj tyre. Në çdo repart kemi nevojë, pasi pritshmëri­të janë maksimale, ndonëse objektivat akoma nuk kanë dalë të qartë. Por dihet se kur merr një ekip si Partizani, objektivin titull duhet ta kesh, ndonëse e shpreh apo jo. Për ta bërë këtë duhet të shikojmë me kujdes se ku qëndrojnë problemet që i kemi evidentuar dhe tani duhet t’i mbushim këto role, si largimi i Trashit, por na

duhen lojtarë që e përfaqësoj­në denjësisht këtë fanellë. Ju shqetëson fakti që Partizani e ka merkaton e bllokuar për momentin dhe a keni ndonjë plan B në rast se KASi nuk e ndryshon dënimin?

Kjo është një politikë e klubit, sepse për momentin merkatoja është e bllokuar. Por në bazë të bisedave që kemi bërë qoftë me presidenti­n, drejtorin dhe departamen­tin juridik në klub, shpresojmë që të vijë një përgjigje pozitive për hapjen e merkatos. Por klubi do të ketë edhe një plan B, nëse kjo përgjigje do të vijë kur merkato të jetë mbyllur, në mënyrë që paraqitja e Partizanit të mos jetë e asaj pritshmëri­e që i takon. Në këtë rast do të duhet të kemi edhe një bashkëpuni­m me tifozërinë, që të vuajmë dhe gëzojmë bashkë, pasi unë në këtë moment e kam gjetur klubin. Keni lëvizur shpesh kohët e fundit duke qëndruar nga një sezon në çdo ekip. Çfarë duhet të ndodhë për ta prishur këtë rregull?

Është e vërtetë, thuajse në të gjithë klubet kam qëndruar rreth një sezon, pasi projektet kanë qenë pragmatist­e. Shikoj se nga investimi që është bërë në klubin Partizani, këto projekte nuk janë pragmatist­e, por shikohet më larg. Shpresoj që të jetë një bashkëpuni­m sa më afatgjatë, por edhe duke njohur tipin tim, do të jetë edhe në bazë të rezultatev­e që do të arrijë ekipi. Shpresoj të ndërtojmë një punë që të ketë një afat më të gjatë sesa ato që kam pasur më përpara. Stafi juaj do të jetë ai që është folur, Bozhiqi dhe Pollozhani, apo do të ketë ndonjë emër tjetër?

Ashtu si dhe pjesa e lojtarëve që do të afrohen te Partizani, edhe stafi do të prezantohe­t në ditët në vazhdim. Stafi do të prezantohe­t kur të jetë i gjithi i plotësuar, dhe me shumë mundësi, do të jenë ato emra që ju përmendët.

 ?? FOTO: Partizani.al ?? Drejtori Olsi Rama duke prezantuar trajnerin Ilir Daja
FOTO: Partizani.al Drejtori Olsi Rama duke prezantuar trajnerin Ilir Daja
 ??  ??
 ??  ?? Pas prezantimi­t, trajneri Daja dhe drejtori Rama takohen me pjesëtarë të administra­tës së klubit në kafe FOTOT: F. HAZIZLLARI
Pas prezantimi­t, trajneri Daja dhe drejtori Rama takohen me pjesëtarë të administra­tës së klubit në kafe FOTOT: F. HAZIZLLARI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania