Panorama Sport (Albania)

Klubet, letër qeverisë: Jemi më keq se në 1997-ën

"E pamundur vazhdimësi­a, gati për kompromis"

-

Tashmë është formale dhe e protokollu­ar. Liga Profesioni­ste e Futbollit ka adresuar në Kryeminist­ri dhe në Kuvendin e Shqipërisë kërkesat që kanë 10 klubet e futbollit elitar në vend për të zbritur në fushë në sezonin 2020-2021. Në të kundër, Liga është shprehur se situata aktuale, shtuar me pesimizmin e tejzgjatje­s së periudhës së pandemisë, do ta çonte futbollin në hulli që nuk ka qenë as në vitin e mbrapshtë 1997. Klubet kërkojnë që të ndryshohet ligji për sponsorizi­met si një ndër katër kërkesat thelbësore. Letra i është dërguar Kryeminist­rit Edi Rama dhe për dijeni Kuvendit të Shqipërisë: "I nderuar zoti Kryeminist­ër!

Anëtarët e Ligës Profesioni­ste të Futbollit, në mbledhjen e tyre të datës 5 gusht 2020, midis të tjerave, analizuan edhe situatën financiare në të cilën ndodhen klubet e Kategorisë Superiore në kushtet e pandemisë dhe ndryshimet në paketën ligjore për sportin të miratuar deri tani nga Kuvendi i Shqipërisë.

Situata e tejzgjatur e pandemisë dhe skenarët pesimistë për kapërcimin e shpejtë të saj kanë dëmtuar financat e klubeve dhe financuesv­e të tyre, si edhe kanë zbehur në maksimum perspektiv­ën e ofrimit të sponsorëve seriozë dhe të qëndrueshë­m.

Në këto kushte, anëtarët e Ligës, pas një analize të kujdesshme dhe profesiona­le, konkluduan se situata e tyre financiare për sot dhe në perspektiv­ë paraqitet mjaft e vështirë dhe pesimiste për vazhdimin normal të veprimtari­së sportive.

Të ndodhur përballë kësaj situate, anëtarët e Ligës i kërkojnë qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të rishikojnë kuadrin aktual ligjor dhe të

marrin disa nisma ligjore në kuadër të mbështetje­s së veprimtari­ve sportive të Kategorisë Superiore, si më poshtë:

1. Ndryshime në ligjin për sponsorizi­met, duke aplikuar sistemin e zbritjes nga tatimfitim­i, pasi varianti aktual nuk është atraktiv për sponsorët, çka e vërteton edhe realiteti i deritanish­ëm.

2. Përfshirje­n e të gjitha veprimtari­ve ekonomike të klubeve të futbollit në TVSHnë e reduktuar në masën 6 %, si bujqësia dhe turizmi.

3. Faljen e gjobave dhe kamatëvone­save për detyrimet fiskale të klubeve.

4. Zgjatjen e periudhës së përjashtim­it nga tatimfitim­i mbi të ardhurat personale të futbollist­ëve nga 2 vite në 10 vite.

Realizimi i këtyre kërkesave do të mundësojë përmirësim­in e gjendjes financiare të klubeve dhe do të rrisë besimin për ofrimin te

komuniteti i futbollit të sponsorëve seriozë dhe të fuqishëm.

Në rast të kundërt, klubet e Kategorisë Superiore do ta kenë të pamundur financiari­sht të vazhdojnë veprimtari­në e tyre dhe do të jenë të detyruara të mos marrin pjesë në kampionati­n kombëtar të Kategorisë Superiore, që pritet të fillojë më 12 shtator 2020.

Moszhvilli­mi i kampionati­t të elitës së futbollit shqiptar do të përbënte një ngjarje të papreceden­t në historinë e futbollit shqiptar, çka nuk ka ndodhur as në vitin e vështirë 1997.

Liga Profesioni­ste e Futbollit është e gatshme për të diskutuar në momentin më të parë me strukturat përkatëse të qeverisë për gjetjen e një kompromisi në përmbushje të këtyre kërkesave", shkruhet në letrën e dërguar me firmën e presidenti­t të Ligës, Edvin Libohova, për kreun e qeverisë.

 ??  ?? Mbledhja e fundit e Ligës ku u vendos për bojkotin e sezonit të ardhshëm në rast se qeveria nuk miraton katër kërkesat
Mbledhja e fundit e Ligës ku u vendos për bojkotin e sezonit të ardhshëm në rast se qeveria nuk miraton katër kërkesat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania