Panorama Sport (Albania)

Pioli: 2020-ta ishte viti i Milanit, Ibra më ndihmoi

Iu anuluan 2 penallti, ekipi i Kontes mposht edhe VAR-in

- Përgatiti: LEDIO NASE

Një Inter joperfekt, por cinik, kalon me rezultatin 2-1 Bajer Leverkusen­in dhe meriton gjysmëfina­len (në Kupat europiane nuk ia dilte që nga viti i “Tripletës”) e Ligës së Europës e programuar për të hënën e ardhshme, gjithmonë në Dyseldorf. Kundërshta­ri do të dalë nga sfida e sotme e Shahtjor-Bazel. Sfidën për skuadrën e Kontes e vendosin Barela dhe Lukaku, lojtarë simbol edhe për nga mënyra si luftojnë deri në minutat e fundit. “Aspirinave” të Bosh nuk u mjafton një shkëndijë e yllit Haverc në një ndeshje që do të përfundojë në arkiva edhe për dy ndeshjet që kryesori Del Çerro Grande akordon penallti dhe më pas ua anulon zikaltërve pasi konsultimi­t me VAR-in.

TRE GOLA NË 24’ - Ndodhin nga të gjitha në pjesën e parë, që nga starti i ndeshjes. Interi niset me kokën e ulur dhe gjen golin e avantazhit pas një aksioni të organizuar mirë nga zikaltrit: Jang gjen Lukakun në zonë, belgu kontrollon topin me shpatulla nga porta, sfera i merret por përfundon te Barela, i cili e ndal dhe me një goditje nga jashtë zone mposht Hradeckin. Manovër identike e Interit në të 21-ën: këtë herë pasimi i Jang shndërrohe­t në asist për Lukakun, që këtë herë kthehet dhe pavarësish­t se duke humbur ekuilibrin dërgon topin në rrjetë. Skuadra e Kontes duket totalisht zotëruese e fushës (Hradecki shpëton një tjetër rast të Lukakut), por kur Lautaro me shokë ende po festonin për golin e dytë, Leverkusen shkurton diferencën me Haverc: goli i 18-të sezonal për “xhevahirin” e Bajerit, që shfrytëzon një naivitet të mbrojtjes zikaltër. E nuk ka

mbaruar këtu: në të 27-ën një top me dorë në zonën gjermane i vlen Interit një penallti që Lukaku merr përsipër të godasë, por në sallën e VAR-it shikojnë që prekja e Sinkgraven në fakt ishte me dorë dhe jo me shpatull. Në të 37-ën nuk mbyllet një kombinim mes

Lukakut dhe Lautaros, me argjentina­sin që kapet në pozicion jashtë loje. Interi mbyll në sulm 45 minutat e para, ku u regjistrua­n në total tre gola për 24 minuta. TOPI GJERMANËVE Pjesa e dytë në Dyseldorf nis pa zëvendësim­e. Menjëherë mbrojtja gjermane bllokon tentativat e Galjardini­t dhe Lukakut, me Interin që arrin menjëherë të prodhojë një presion të madh sulmues. Sërish Galjardini i rrezikshëm me një goditje të devijuar në momentin vendimtar nga Tah; ndërsa Tapsoba frenon një goditje të Lukakut. Nga zikaltrit D’Ambrozio, Galjardini dhe Lautaro i lënë hapësirë Mozesit, Eriksenit dhe Sançezit. Menjëherë një rast i rrezikshëm i kilianit: dalja e vrullshme e Hradeckit shpëton portën e “Aspirinave”. Në krahun tjetër rrezikoi shumë pak skuadra e Kontes në minutat finale të ndeshjes, edhe falë daljeve shpëtimtar­e të Handanoviç­it që kthyen prapa sulmet e fundit të gjermanëve. Protagonis­t edhe një herë VAR-i, që i anulon sërish një penallti Interit pasi gjatë aksionit pati një prekje me dorë të Barelës. Por gjithmonë nëse nuk vuan, nuk është Interi...

 ??  ?? Interi feston golin e Barelas
Interi feston golin e Barelas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania