Panorama Sport (Albania)

Firmos Aldrit Oshafi, Largohet Arlind Kalaja

-

Teuta mbylli pushimet dhe nisi dje përgatitje­t për sezonin e ri. Durrsakët duhet të përgatiten për Superioren, por më parë kanë ndeshjet europiane. Skuadra ka nisur punën nën urdhrat e stafit teknik të drejtuar nga Edi Martini dhe ndihmësi i tij Bledar Hodo. Pas matjeve fillestare, futbollist­ët të ndarë në grupe do të vijojnë ekzaminime­t mjekësore dhe testimet e zakonshme për këtë fazë, ndërkohë që paralelish­t do të punohet për realizimin e programit stërvitor. Kushtet janë ideale në Durrës, ku skuadra do të ketë mundësi të qëndrojë e bashkuar pas një periudhe më të gjatë. Atmosfera brenda grupit duket shumë pozitive, ku futbollist­ët u janë përgjigjur kërkesave të stafit teknik. Ekipi do të qëndrojë në Durrës deri të dielën, ndërsa pritet të vendoset nëse do të shkojë diku për një minifazë përgatitor­e, apo jo. LARGOHET KALAJA - Arlind Kalaja është futbollist­i i parë i larguar nga Teuta. Lojtari shkodran sezonin e fundit nuk kishte hapësira të mjaftueshm­e dhe në bashkëpuni­m me klubin vendosi të largohet nga Teuta. Shkurtimis­ht për “Panorma Sport” Kalaja u shpreh: “Sapo kemi mbyllur marrëveshj­en me Teutën, me mirëkuptim. Kam marrë lejen e kalimit dhe tashmë do të mendoj për ta vazhduar karrierën me një ekip tjetër. Çdo gjë është në rregull, thjesht shpreh respektin për drejtuesit dhe tifozët e Teutës. Për aq kohë sa kam qenë me këtë ekip, kam kaluar mirë. Nuk e di ende të ardhmen, sepse sapo jam larguar nga Teuta. Kam folur me menaxherin dhe të shohim çfarë do të bëjmë”.

VJEN OSHAFI - Teuta ka bërë dje edhe lëvizjen e parë në hyrje, duke afruar në skuadër sulmuesin 20-vjeçar Aldrit Oshafi. Ai ka qenë pjesë e Luftëtarit prej dy sezonesh, dhe duke parë moshën e re dhe cilësitë e tij, drejtuesit e Teutës kanë vendosur t’i ofrojnë një kontratë për katër vitet e ardhshme. Lojtari beratas është një element që premton. Merkatoja sapo ka nisur te durrsakët dhe në vazhdim priten të tjera lëvizje. Së pari, Teuta duhet të gjejë zëvendësue­sin e Sherif Kallakut, pra duhet patjetër një mesfushor cilësor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania