Panorama Sport (Albania)

Serxhi Roberto: S’ka favoritë me këtë format të ri

-

Bajerni i Mynihut konsideroh­et lehtësisht favorit ndaj Barcelonës në përballjen çerekfinal­e që do të kenë në Champions të premten në Lisbonë, por mbrojtësi i katalanasv­e, Serxhi Roberto, nuk është dakord me një vlerësim të tillë. Për 28-vjeçarin, me ndryshimin e formatit të Champions-it prej kësaj faze në “Final 8”, ku do të ketë ndeshje teke deri në finalen e madhe të sezonit në Lisbonë, nuk mund të flitet për favoritë. Barcelona eliminoi Napolin pas dy ndeshjeve vajtje-ardhje në 1/8-at me rezultatin e përgjithsh­ëm 4-1, ndërsa rivalët e tyre të Bajernit të Mynihut shkatërrua­n Çelsin 3-0 në “Stamford Bridge” dhe fituan 4-1 në ndeshjen e kthimit në

Mynih. Por të premten gjithçka do të vendoset në 90 minuta, nëse nuk do të nevojitet sigurisht koha shtesë dhe penalltitë. “Nuk ka favoritë në këtë Ligë Kampionesh me këtë format të ndryshëm”, thotë Serxhi Roberto. “Të gjithë mund të fitojnë ose të humbasin. Është vetëm një ndeshje teke, do të jetë një si një finale”. Katalanasi megjithatë është i ndërgjegjs­hëm se do të jetë e vështirë kundër rekordmenë­ve të Gjermanisë. Megjithatë, ai beson se Barcelona do të dijë të shfrytëzoj­ë pikat e dobëta të skuadrës së Hansi Flikut: “Ne nuk e dimë se çfarë do të na duhet kundër Bajernit. Do ta përgatisim ndeshjen dhe do të analizojmë dobësitë e tyre”. Me kualifikim­in e Barcelonës në 8 skuadrat më të mira të Europës, Roberto thotë se katalanasi­t e kanë arritur objektivin e tyre fillestar dhe tani do të përpiqen të qëndrojnë sa më gjatë në Lisbonë: “Objektivi ynë ishte që të shkonim në Lisbonë dhe tani jemi atje. Do të bëjmë ato orët e fundit të pushimit përpara se të përgatitem­i për Bajernin”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania