Panorama Sport (Albania)

Gëzojnë bavarezët, Koman rikthehet në stërvitje

Francezi grumbulloh­et për Barcelonën

-

Lajme të mira vijnë nga kampi i kampionëve të Gjermanisë. Kingslei Koman është rikthyer në stërvitje me skuadrën dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Hansi Flik për sfidën me katalanasi­t. Francezi u dëmtua para disa javësh duke rrezikuar të mos luante asnjë ndeshje në Europë. Por duket se gjendja e tij është përmirësua­r dhe Flik ka menduar që ta ketë atë në stol për çerekfinal­en e programuar ditën e premte. Përveç Koman, Bajerni kishte rikuperuar edhe francezin tjetër, Benzhamë Pavar. Mbrojtësi i djathtë u mendua se do të mungonte gjatë, por edhe ai është drejt rikthimit. Duket se gjendja e tyre nuk ka qenë aq alarmante sa shkruanin mediat gjermane. Flik do të ketë kështu një skuadër të plotë për ndeshjen me Barcelonën, edhe pse mundësia që të dy lojtarët ta nisin ndeshjen nga minuta e parë është e pakët. Kujtojmë se skuadra gjermane ka rikuperuar edhe mbrojtësin Niklas Zyle, Felipe Kutinjon dhe Korentin Tolison pas përfundimi­t të Bundesligë­s. Mbrojtësi gjerman u dëmtua në tetorin e kaluar duke humbur të gjithë sezonin me bavarezët. Në ndeshjen e fundit me Çelsin ai luajti gati një pjesë loje duke treguar një formë të mirë fizike. Ndërkohë, Toliso gjithashtu nuk është aktivizuar për një kohë të gjatë, por francezi duket se është rikthyer dhe është gati të zbresë në fushën e lojës, edhe pse vetëm si zëvendësue­s. Kutinjo u dëmtua në javën e parë të qershorit, duke humbur sfidat e mbetura në kampionat. Por braziliani ashtu si dhe shokët e tij është në formë të mirë dhe i gatshëm për t’i dhënë një dorë skuadrës në arritjen e objektivit. Flik dhe skuadra gjermane nuk kanë më asnjë justifikim. Tani me të gjithë lojtarët në dispozicio­n, prej tyre nuk pritet asnjë rezultat tjetër përveçse kalimit në gjysmëfina­le. Edhe pse përballë do të jetë një skuadër e fortë si Barcelona.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania