Panorama Sport (Albania)

Nojer, bën presion: Bajerni im shkon në gjysmëfina­le

“Po luajmë si skuadër, në Champions jemi të uritur”

-

Manuel Nojer edhe njëherë tjetër qëlloi në shenjë duke thënë para ndeshjes me Çelsin se nuk do të ketë surpriza dhe skuadra e Bajernit do të kualifikoh­ej pa vështirësi për në fazën tjetër. Përfundimi? Kampionët e Gjermanisë edhe pse kishin fituar 3-0 në Londër, shënuan edhe 4 gola të tjerë duke u kualifikua­r për në fazën çerekfinal­e me një rezultat mbresëlënë­s (7-1) ndaj skuadrës së Lampard. I ndodhur në Lagos, kapiteni i Bajernit është duke u stërvitur për sfidën e radhës, atë ndaj Barcelonës. Portieri gjerman nuk u trembet aspak katalanasv­e duke thënë se Bajerni ka ardhur në Portugali për të qëndruar shumë gjatë dhe kjo jo për të shijuar vetëm plazhin e bukur me pamje nga Oqeani Atlantik, por për të fituar Champions-in. “Nuk kisha asnjë dyshim që do të kalonim më tej. Skuadra është në formë dhe e uritur për të bërë gjëra të mëdha. Kjo u vërtetua edhe në duelin e dytë”, tha Nojer për gazetarët e ndodhur në qendrën stërvitore në Lagos të Portugalis­ë. “Duam të qëndrojmë sa më gjatë këtu dhe kjo jo vetëm për kohën e bukur. Sigurisht që mendja jonë është vetëm te ndeshja me Barcelonën. Ata janë një skuadër e madhe me lojtarë të mëdhenj. Por ne jemi Bajerni dhe kemi bërë një rrugë të gjatë për të ardhur këtu. Nuk ka qenë e lehtë, i gjithë sezoni nuk ka qenë i lehtë për askënd. Shoh një skuadër e cila stërvitet me kënaqësi dhe krenari. Humori është i mirë dhe para ndeshjeve të tilla është e

rëndësishm­e që atmosfera në skuadër të jetë pozitive. Kemi punuar mirë këto dy javë, jemi çlodhur dhe kemi gjetur sërish rimtin që kishim në kampionat”, tha kapiteni. Ky i fundit së bashku me shokun e skuadrës, Tomas Myler, e njohin mirë lojtarin më të rëndësishë­m të Barçës, Lionel Mesin. Nga sfida direkte në ndeshjet e kaluara dhe nga finalja e Botërorit të “Brazil 2014”. Kujtojmë se gjermanët fituan 1-0 ndaj Argjentinë­s me golin e shënuar në kohën shtesë nga Mario Gëce.

 ??  ?? Nojer në stërvitjen e djeshme duke mbajtur veshur një model të fanellës së re të Bajernit. Kjo fanellë është prezantuar vetëm dje dhe pritet të përdoret në sfidën e së premtes.
Nojer në stërvitjen e djeshme duke mbajtur veshur një model të fanellës së re të Bajernit. Kjo fanellë është prezantuar vetëm dje dhe pritet të përdoret në sfidën e së premtes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania