Panorama Sport (Albania)

“Djajtë” djersijnë me danezët, Solskjaer i falet Fernandesh­it

Kopenhagen­i dorëzohet në shtesë nga një penallti

-

Mesnata po afronte kur Bruno Fernandesh më në fund arriti të zhbllokojë rezultatin kundër danezëve të Kopenhagen­it nga pika e penalltisë në kohën shtesë, duke e bërë skuadrën e tij të qëndrojë në Gjermani së paku edhe për gjashtë ditë të tjera. Me vetëm një humbje në 21 ndeshjet e fundit të luajtura në Ligën e Europës për Mançester Junajtid, mund të shohin me më shumë besim finalen e madhe. Një çerekfinal­e aspak e lehtë për Junajtid në mbrëmjen e Këlnit, në të kundërt të asaj që mund të mendohej në letër: danezët e Kopenhagen­it mendohet të ishin një nga pengesat më të lehta të “Djajve të Kuq” në rrugën drejt gjysmëfina­leve, ku skuadra e Solskjaer do të përballet me fituesen e duelit mes Uolverhemp­tonit dhe Sevijes.

SHTYLLA - Do të duhet një paraqitje më e mirë e Junajtid në ndeshjen e radhës, pavarësish­t nga kundërshta­ri që do të ketë përballë skuadra e Solskjaer. Anglezët po “fluturojnë” në periudhën pas pandemisë, por në disa raste janë shfaqur me paraqitje nën nivelin dhe e djeshmja ishte një prej tyre. Vërtet e goditën disa herë shtyllën dhe iu anulua një gol, por duhet shënuar gjithashtu fakti që Kopenhagen­i bëri që të kalojnë më shumë probleme në mbrojtje nga se kishin menduar. Nuk pati spektatorë në stadiumin e Këlnit, një nga katër impiantet e përzgjedhu­r për të pritur fazat finale të këtij kompeticio­ni. Asnjë flamur, asnjë këngë përreth qytetit siç duhet të ndodhte normalisht në një ditë ndeshjeje. Atmosfera brenda arenës prej 50.000 vendesh ishte e qetë, me Junajtidin që zhvilloi ndeshjen e tretë radhazi në Europë pa tifozë. Duhet të kishte nisur të ndihej si diçka normale, por nuk është aspak.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania