Panorama Sport (Albania)

100 mijë konfirmojn­ë Zidanin, Murinjo i bën “nder” me Bejlin

Tifozët e Realit duan të vazhdohet me francezin

-

Pavarësish­t fitores së titullit kampion, te Reali i Madridit, eliminimi i shpejtë nga Champions-i, shihet gjithmonë si një dramë e madhe, duke qenë se po flasim për rekordmenë­t e këtij kompeticio­ni me 13 trofe të fituar. Prandaj, teksa në ditët e fundit po përflitet se presidenti Florentino Perez mund të mendojë një revolucion të përgjithsh­ëm në skuadër, duke parë se disa liderë si Kros, Modriç, por ndoshta edhe trajneri Zidan, duken sikur i kanë shkarkuar të gjitha bateritë, e përditshmj­a “Marca” ka bërë një sondazh. Gazeta spanjolle u ka kërkuar pikësëpari tifozëve nëse skuadra duhet të vazhdojë me francezin edhe sezonin e ardhshëm dhe nga

diçka më shumë se 100 mijë votues, 73 për qind e tyre i kanë dhënë besimin “Zizusë”.

MURINJO E “NDIHMON” – Por nëse ultrasit janë me Zinedin Zidanin, është ky i fundit që i kërkon presidenti­t Perez që të nisë të bëjë disa përforcime të rëndësishm­e në merkato, por përpara këtyre t’i largojë disa futbollist­ë që nuk janë

më në planet e francezit, si Garet Bejli mbi gjithë të tjerët, por edhe Hames Rodrigez. Madje, me qëndrimin e uellsianit në Madrid, sezonin e ardhshëm priten sherre më të shumta mes Bejlit dhe Zidanit, duke qenë se situata mes të dyve tashmë ka kapur majat dhe vetëm largimi i britanikut mund të bëjë që trajneri të punojë disi më i qetë te

Reali. Dhe nga Anglia nënvizojnë se në ndihmë të madrilenëv­e vjen Zhoze Murinjo. Ky i fundit ka nisur nga puna për të ndërtuar një Totenhem që të synojë lehtësisht Champions-in sezonin e ardhshëm dhe Garet Bejl është një prej emrave të listës së portugezit. Trajneri iberikas, i cili pritet që të ketë një fond të rëndësishë­m për

merkaton, fillimisht do të provojë që të mos bëjë çmenduri për uell sianin e Realit, por ideja e tij ësh të ajo e një huazimi me të drejtë blerjeje, ose një afrim përfun dimtar për jo më shumë se 50 mil ionë euro. Dhe ndoshta madrilenët do ta mirëpresin inter esimin e Murinjos, vetëm për të larguar “rebelin” e Realit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania