Panorama Sport (Albania)

Partizani zbret në fushë, Daja e nis me 18 lojtarë

53-vjeçari kërkues që në start, interesim edhe nga tifozët

- VLADIMIR MEMA

Ilir Daja zbret për herë të parë me Partizanin e tij në fushë dhe e nis pikërisht nga Elbasani, aty ku edhe u shpall për herë të parë kampion si trajner. Në seancën e parë stërvitore në kompleksin "Pepa", me të kuqtë kanë qenë prezentë 18 lojtarë, katër prej të cilëve portierë dhe një pjesë e mirë e tyre vijnë nga ekipi B, duke...

Ilir Daja zbret për herë të parë me Partizanin e tij në fushë dhe e nis pikërisht nga Elbasani, aty ku edhe u shpall për herë të parë kampion si trajner. Në seancën e parë stërvitore në kompleksin "Pepa", me të kuqtë kanë qenë prezentë 18 lojtarë, katër prej të cilëve portierë dhe një pjesë e mirë e tyre vijnë nga ekipi B, duke pasur shumë mungesa nga ekipi i sezonit që sapo lamë pas. Disa për shkak të largimeve dhe të tjerë për arsye pushimesh. Për t'i dhënë seriozitet­in e duhur nisjes së aventurës me të kuqtë e teknikut Daja, i cili bëri edhe prezantimi­n me skuadrën e kuqe, nuk mungoi në këtë seancë stërvitore as drejtori i përgjithsh­ëm, Olsi Rama, i cili ndoqi deri në fund edhe seancën stërvitore, krah Genc Tomorit. Ndërkohë, ashtu siç pritej, në krah të Dajës ishin edhe dy ndihmësit e tij, Artim Pollozhani dhe Ilir Bozhiqi, me të cilët punoi edhe te Skënderbeu.

STËRVITJA- Ilir Daja e merr shumë seriozisht drejtimin e Partizanit, duke qenë aktiv gjatë gjithë seancës stërvitore dhe duke dhënë udhëzimet e tij për lojtarët. Për afro 10 minuta tekniku kryeqyteta­s bisedoi me futbollist­ët, sigurisht për sezonin e ri që i pret. Më pas, në të gjitha ushtrimet që pati në program preferoi të jepte vetë udhëzimet deri në detaje. Seanca stërvitore nis me vrapime dhe ushtrime aerobike, për t'ia lënë radhën atyre me top. Në pasimet me top Daja u pa shumë aktiv, duke i mëshuar perfeksion­it, pasi kërkonte shpejtësi dhe saktësi, madje shpeshherë duke ngritur edhe zërin ndaj lojtarëve që nuk i kryenin ato ashtu siç duhej. Në fund, skuadra zhvilloi edhe një mini-ndeshje me gjysmë fushë, me Dajën që krijoi një ide më konkrete rreth lojtarëve që po stërvit. Pas përfundimi­t të lojës, Daja e mbylli stërvitjen ashtu si e nisi, me një tjetër mbledhje të shkurtër me ekipin. Pas tyre, ishte radha e Olsi Ramës të diskutonte për disa minuta me Dajën.

INTERESIMI - Partizani

ngjall interes kudo ku shkon dhe në Elbasan nuk ka munguar interesimi i sportdashë­sve, të cilët kishin udhëtuar edhe nga kryeqyteti dhe ndoqën nga afër stërvitjen e të kuqve. Kureshtarë­t qëndruan deri në fund, por duke shprehur edhe pakënaqësi­në e tyre sa i përket

ekipit, pasi shumë lojtarë nuk ua "mbushnin syrin".

DAJA, NOSTALGJIK - Ilir Daja ruan kujtimet më të mira nga Elbasani, pasi ishte ky klub që i dha titullin për herë të parë dhe e "futi" në tregun e trajnerëve elitarë. Pasi përfundoi stërvitjen, takoi disa nga

bashkëpunë­torët e tij te verdheblut­ë. Bisedoi për disa çaste me ish-ndihmësin e tij tek Elbasani, Ilirjan Filen, së bashku me disa nga ish-lojtarët: Egert Kuçi, Armand Memetaj dhe Mardian Kacollja, duke kujtuar edhe kohët e vjetra të sezonit 2005-2006.

 ??  ??
 ??  ?? Pollozhani duke drejtuar stërvitjen e djeshme
Pollozhani duke drejtuar stërvitjen e djeshme
 ??  ?? Daja bashkë me ndihmësit e tij, Bozhiqi dhe Pollozhani, prezantohe­t para ekipit
Daja bashkë me ndihmësit e tij, Bozhiqi dhe Pollozhani, prezantohe­t para ekipit
 ??  ?? Ilir Daja dhe Ilirjan File dje në Elbasan
Ilir Daja dhe Ilirjan File dje në Elbasan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania