Panorama Sport (Albania)

Flamurtari “ngrin” 3 brazilianë­t: Kanë kontratë

Lojtarët kërkuan letrat, klubi refuzon që t’ua japë

- ERMAL SIKA

Flamurtari “bllokon” brazilianë­t. E ndërsa tre lojtarët kanë kërkuar që të largohen nga Vlora, klubi ka vendosur që të mos i lërë të lirë. Ata kanë një kontratë edhe për një vit tjetër me kuqezinjtë dhe për shkak të kësaj, drejtuesit nuk po ua japin letrat. Karlos Henrike Ramos, Odaildo Souza de Oliveira dhe Lukas Ramos janë në Vlorë. Duke qenë se sezoni futbollist­ik u mbyll, lojtarët kanë lënë edhe shtëpitë me qira dhe janë akomoduar nga klubi në një nga hotelet buzë detit në zonën e “Skelës”. Me largimin e trajnerit Marcelo Troisi, ata kanë kërkuar lejen e kalimit, por Flamurtari nuk ka pranuar duke i cilësuar si futbollist­ë nën kontratë dhe u ka thënë se do të qëndrojnë në ekip edhe sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. “Tre brazilianë­t janë lojtarë të Flamurtari­t. Nuk do të largohen nga Vlora. Janë nën kontratë, nuk lihen të lirë”, kështu deklaroi dje për gazetën një zyrtar i lartë i klubit vlonjat.

PLANI

Largimi i Marcelo Troisit ua ka prishur planet edhe vetë lojtarëve brazilianë. Klubi ka “nuhatur” se ata mund të shkojnë drejt Cërrikut, aty ku Troisi u emërua trajner para pak ditësh. Drejtuesit e klubit mbetën të befasuar nga largimi i brazilianë­ve. Të tjera ishin planet përpara se Marcelo Troisi (që i solli vetë ata në Vlorë) të largohej nga Flamurtari. Para disa ditësh diskutohej se i vetmi nga lojtarët brazilianë që trajneri Troisi do të mbante në ekip nga grupi që mbylli sezonin, ishte Karlos Henrikue Ramos. Ndërsa Odaildo Souza de Oliveira dhe Lukas Ramos do të largoheshi­n. Për të

parin flitej për interesim nga dy klube turke, ndërsa për të dytin një klub i Superligës shqiptare. Tani është e vështirë që Flamurtari t’i lërë të lirë këta futbollist­ë.

RRJEDHJET

Janë disa largime deri tani nga Flamurtari. Më i fundit

është Ardit Hoxhaj drejt Vllaznisë së Shkodrës. Më herët u larguan Kreshnik Nebihu, Jurgen Vrapi, si dhe shkodranët Olsi Gocaj, Denis Pjeshka dhe Xhevahir Sukaj. Por largimet te Flamurtari u shfaqën qysh në ditët e para të rikthimit pas shkëputjes

disamujore për shkak të “COVID-19”. I pari që u largua ishte greku Jorgo Sarris. Disa javë pas tij u largua Romedi Llapi, ndërsa qysh në nisje të sezonit braziliani Uelder Kosta iku pa ardhur mirë, për shkak se u dëmtua që në ndeshjen e parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania