Panorama Sport (Albania)

Melo “tërbon” Partizanin, Olsi Rama: Edhe 1 vit yni

Reagon drejtori i klubit të kuq: Lojtari është nën kontratë me ne

- ILIR CARA

Mesfushori u jep lamtumirën "demave" me një mesazh, zbulohet si erdhi krisja mes palëve

Partizani ka nisur përgatitje­t për sezo nin e ri me disa mungesa, pasi disa nga titullarët janë lënë të pushojnë pak më gjatë, ku mes tyre bën pjesë edhe Uilliam Kordeiro Melo. Braziliani pas mbylljes së sezonit ka udhëtuar drejt vendlindje­s për të pushuar pranë familjes. Kur të gjithë prisnin që 26-vjeçari të vihej nën urdhrat e trajnerit Daja, pasi ishte në planet e klubet për sezonin e ri, Melo ka befasuar me një postim të bërë në profilin e tij në "Instagram", ku përveç falënderim­eve, lë të kuptojë se aventura e tij me Partizanin ka marrë fund duke mos qenë më pjesë e skuadrës. "Mirënjohje të përjetshme për këtë etapë të rëndësishm­e të jetës sime. Shumë faleminder­it Partizanit për besimin, tifozëve për mbështetje­n e tyre dhe futbollist­ëve për miqësinë e tyre. Nuk do ta harroj kurrë gjithçka që kam përjetuar në këtë klub të shkëlqyesh­ëm", shkruan Melo në profilin e tij në "Instagram". Madje në foton e përzgjedhu­r ai ka mbivendosu­r me shkronja të mëdha fjalën "FALEMINDER­IT". REAGIMI I KLUBIT

Postimi i lamtumirës së Melos i ka gjetur të papërgatit­ur edhe drejtuesit e klubit, pasi për ta braziliani ka edhe një vit kontratë me Partizanin. Ndaj për të kuqtë, postimi i djeshëm i Melos shikohet më shumë si një kapriço e lojtarit sesa një vendim final,

pasi ai ka kontratë me "demat" edhe për sezonin 20202021. Në lidhje me këtë lëvizje të mesfushori­t brazilian, "Panorama Sport" kërkoi një sqarim nga klubi, se si qëndron e vërteta. Ka qenë drejtori i përgjithsh­ëm i klubit, Olsi Rama, ai që për gazetën ka sqaruar situatën e futbollist­it brazilian. Shkurtimis­ht drejtori Rama për gazetën u shpreh: "Melo është lojtar i Partizanit edhe për sezonin 2020-2021". PRAPASKENA E LARGIMIT

Prej kohësh ka pasur një betejë në distancë mes deklaratav­e të braziliani­t në rrjetet sociale dhe qëndrimeve të klubit. Disa herë Melo kur është pyetur për të ardhmen nga ndjekësit e tij në "Instagram", ka deklaruar se nuk e dinte nëse do të vijonte me Partizanin. Në anën tjetër, zyrtarët e klubit janë shprehur qartë, që 26-vjeçari mbetet në planet e Partizanit, gjë të cilën e lidh kontrata që ka për sezonin 2020-2021. Mbase lejen për të kaluar disa ditë pushime pranë familjes në Brazil, lojtari po mundohet ta përdorë si një tentativë për t'u larguar, pasi më herët ka pasur kërkesa edhe nga klube jashtë Shqipërisë, por nuk mund të kalojë atje pa lejen e Partizanit. "Panorama Sport" ka mësuar nga burime pranë palëve një prapaskenë që lidhet me arsyen e mesazhit të lamtumirës që Uilliam Melo ka bërë dje në profilin e tij. Gazeta ka mësuar se lojtarit i është kërkuar që të kthehet shpejt nga pushimet, pasi ekipi nën drejtimin e trajnerit të ri ka nisur punën. Por, lojtari ka kërkuar që t'i zgjasë edhe disa ditë pushimet pasi kishte disa probleme, kërkesë e cila nuk është miratuar nga drejtuesit e klubit. Madje, braziliani është paralajmër­uar se nëse nuk kthehet në kohë, do të gjobitet. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer 26-vjeçarit dhe për këtë arsye ka bërë postimin e lamtumirës. Përpos manovrave të braziliani­t, në kampin e kuq janë të bindur se Melo nuk ka ku të shkojë pa akordin e Partizanit, pasi është nën kontratë edhe për sezonin në vazhdim.

 ??  ?? Faksimile e njoftimit për largim nga braziliani Melo
Faksimile e njoftimit për largim nga braziliani Melo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania