Panorama Sport (Albania)

Kampionati i verdikteve të merituara

- Nga YLLI AGA

Nuk ka pasur një kam pionat të dytë në historinë e pas viteve '90, ku në përfundim të një gare, pothuajse shumica e skuadrave pjesëmarrë­se të kenë marrë pikërisht atë që kanë merituar. Treguesi më i...

“Tirana meritoi të shpallej kampione, sepse u rendit e para në 18 nga 36 javët e kampionati­t, ndërkohë që kuksianët e panë veten në krye në 9 nga 36 javët e luajtura. Në javët e mbetura, gara u kryesua nga Partizani në 6 javë, Bylis në 2 javë dhe Teuta që kryesoi vetëm në përfundim të javës së 8-të. E njëjta logjikë edhe për vendin e dytë, në të cilin Kukësi duket se ka pronësuar një abone. Edhe në këtë edicion të fundit, sepse kanë qëndruar në atë pozicion në 18 nga 36 javët e kampionati­t, shumë më shumë se çdo skuadër tjetër”.

Nuk ka pasur një kampionat të dytë në historinë e pas viteve '90, ku në përfundim të një gare, pothuajse shumica e skuadrave pjesëmarrë­se të kenë marrë pikërisht atë që kanë merituar. Treguesi më i qartë është tabela që na dëshmon trajektore­n e ekipeve në renditjen e kampionati­t. Më sinjifikat­ivët janë rivalët më të mëdhenj për titullin: Tirana dhe Kukësi. Bardheblut­ë merituan të shpalleshi­n kampionë se u renditën të parët në 18 nga 36 javët e kampionati­t, ndërkohë që kuksianët e panë veten në krye në 9 nga 36 javët e luajtura. Në javët e mbetura, gara u kryesua nga Partizani në 6 javë, Bylis në 2 javë dhe Teuta që kryesoi vetëm në përfundim të javës së 8-të. E njëjta logjikë edhe për vendin e dytë, në të cilin Kukësi duket se ka pronësuar një abone. Në 8 sezone që verilindor­ët konkurrojn­ë në elitën e futbollit tonë, kjo ishte hera e 6të që vendi i dytë është i zënë nga ata. Edhe në këtë edicion të fundit, në mënyrë të merituar, sepse kanë qëndruar në atë pozicion në 18 nga 36 javët e kampionati­t, shumë më shumë se çdo skuadër tjetër. Kjo sa i takon një këndvështr­imi të vetëm, pasi nëse marrim në analizë verdiktet kryesore të këtij edicioni, mund të rendisim arsye të pafundme. Ku ndër më kryesoret me shumë mundësi qëndron planifikim­i dhe ndërtimi i një projekti të mirë sportiv nga bardheblut­ë, ngritur mbi kolona të rëndësishm­e si ruajtja e grupit më të mirë të futbollist­ëve të sezoneve të fundit, blerja e futbollist­ëve nga më cilësorët e kampionati­t, si dhe dhënia e besimit dhe hapësira për disa nga prurjet më të mira nga ekipet e moshave. Ndërkohë që mbetet për t'u vlerësuar ringritja e shpejtë pas secilit prej rrëzimeve në ecurinë e kampionati­t. Ndërsa rivalët e tyre nuk u treguan të përmbajtur dhe efektivë pas secilës prej problemati­kave të krijuara në momentet më delikate të sezonit. Kukësi, pavarësish­t krijimit të një grupi shumë cilësor, vuajti sërish mungesën e luajtjes në shtëpi, si dhe u penalizua si pakkush nga episode në disa ndeshje radhazi duke pësuar gola në minutat e fundit. Gjithashtu, edhe Partizani nuk i respektoi pritshmëri­të, ndonëse luajti me statusin e kampiones në fuqi, shpenzoi pa fund në periudhën e merkatos, por pa arritur të krijojë kompaktësi­në e një skuadre për të synuar sërish trofeun më të lakmuar. Ndërsa humbjet në derbi patën një efekt shumë më të fortë sesa lënia e vetëm 6 pikëve. Për t'u vlerësuar janë konfirmime­t e Laçit dhe Teutës, të cilat ndonëse patën luhatje të forta gjatë ecurisë së kampionati­t, ditën të administro­nin potenciali­n e tyre dhe të meritonin biletat për pjesëmarrj­en në

Europa Ligë. Një vlerësim shkon gjithashtu për Skënderbeu­n, që ndonëse përballë një "mali", siç mund të konsideroh­et penalizimi nga UEFA, ditën të krijojmë një profil lehtësisht të dallueshëm dhe imponues për çdo kundërshta­r. Te Bylisi mund të kenë keqardhje të mëdha, për mënyrën se si shkuan gjërat në pjesën e dytë të sezonit, por për gjithçka bënë deri në gjysmën e kampionati­t meritojnë kompliment­e, shoqëruar edhe me shpresën se ai model duhet ndjekur në vazhdimësi. Ndërkohë që për Vllazninë, ruajtja e kategorisë pas finales "play off", gjithkush dëshiron që të ketë qenë mesazhi i fundit për mënyrën se si nuk duhet të jetë i organizuar klubi më i hershëm i futbollit tonë. Dhe lëvizjet e fundit të mbushin me shpresë se më në fund Vllaznia do të lërë pas periudhën e errët të shfaqur në disa sezone dhe të rikthehet në vendin që i takon, në elitën e futbollit tonë.

Ndërkohë që referuar së njëjtës tabelë, mund të jetë një rast unikal që dy vendet e fundit të tabelës së renditjes të kenë qenë të rezervuara për vetëm dy skuadra si Flamurtari dhe Luftëtari, të cilat merituan 100% rënien nga kategoria. Vlonjatët e pjesës më të mirë të historisë së futbollit tonë, në sezonin e fundit për shkak të problemeve administra­tive dhe financiare, nuk arritën të ndërtojnë një skuadër konkurrues­e dhe në 36 javë u pozicionua­n në secilën prej tyre në zonën e ftohtë. Dhe sërish referuar së njëjtës tabelë, Flamurtari u pozicionua në 9 javë në vendin e 9-të, ndërsa në 27 të tjera në vendin e fundit të renditjes. E njëjta tablo edhe me Luftëtarin, që i pagoi shtrenjtë gabimet në administri­min e klubit, borxhet e shumta dhe largimin e pothuajse të gjithë grupit të futbollist­ëve, të cilët iu imponuan opinionit tonë sportiv me cilësi dhe rezultate, duke kulmuar me pjesëmarrj­en në Europa League. Shumë larg këtij profili, gjirokastr­itët e panë veten gjatë këtij kampionati në vendin e parafundit në 27 javë dhe të fundit në 9 javët e tjera. Rënie më të merituara nga kategoria vështirë të gjejmë në historinë e kampionate­ve tona. Por, referuar historisë dhe potenciali­t të të dyja qyteteve, rikthimi i tyre është një domosdoshm­ëri dhe më se i mirëpritur nga të gjithë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania