Panorama Sport (Albania)

Muriqi te Lacio, Teuta do fitojë 270 mijë euro

Sulmuesi do të shkojë te Lacio, feston edhe Besa

-

Ashtu siç ishte paralajmër­uar javën e kaluar, Igli Tare ka arritur të mbyllë me Fenerbahçe­n akordin për Vedat Muriqin. Bomberi kosovar do të jetë gjiganti i radhës në sulmin e Lacios, që i shtohet “Këpucës së Artë” në Serinë A dhe në Europë, Çiro Imobiles. Drejtori sportiv shqiptar i të kaltërve ka bindur Fenerbahçe­n me 18 milionë euro, pavarësish­t kërkesës së parë të turqve prej 25 milionësh. Nga ana tjetër, Muriqi dhe Tare e kishin gjetur marrëveshj­en shumë shpejt mes tyre. Sulmuesi i Kosovës do të firmosë për 5 vite, me një pagë prej 2 milionë eurosh neto në sezon, plus bonuse. Kosovari pritet javën e ardhshme

në Romë për kryerjen e vizitave mjekësore dhe hedhjen e firmave. Ndërkohë, nga ky transferim i bujshëm përfitojnë edhe dy klubet shqiptare, Teuta dhe Besa e Kavajës, pikërisht për të drejtën e formimit të lojtarit deri në moshën 23 vjeç. Ai është aktivizuar me durrsakët dhe kavajasit në vitet

2013-2014. “Panorama Sport” mëson ekskluzivi­sht se Teuta përfiton plot 270 mijë euro nga shitja e Muriqit. Ndërsa 90 mijë euro do të përfitojë edhe Besa e Kavajës. RINOVOJNË 6 TITULLARË Afrimi i dy sulmuesve, Blerim Krasniqi dhe Aldrit Oshafi, ishte vetëm fillimi për merkaton e Teutës. Drejtuesit

e klubit, Edmond Hasanbelli­u dhe Ardian Bardhi, po punojnë fuqishëm për të konfigurua­r në pak ditë skuadrën që do të jetë gati për ndeshjen e parë të Ligës së Europës më 27 gusht ndaj Beitar Jerusalemi­t në stadiumin “Niko Dovana”. Klubi durrsak, pasi ka mbyllur marrëveshj­et me sulmuesit e ardhur nga Skënderbeu dhe Luftëtari, dje ka konfirmuar edhe gjashtë firma shumë të rëndësishm­e. Bëhet fjalë për 6 titullarë, të cilët kanë rinovuar kontratën me Teutën. “Panorama Sport” mëson ekskluzivi­sht se kapiteni Renato Arapi, mbrojtësi i krahut të djathtë Bllagoja Todorovski, mesfushorë­t Emiliano Vila, Fabjan Beqja, Florent Avdyli, si dhe sulmuesi Lorenco Vila, kanë rinovuar marrëveshj­en me klubin edhe për një vit. Kësisoj, rinovimet e 6 lojtarëve të rëndësishë­m të sezonit të kaluar, që u kulmua me fitimin e Kupës së Shqipërisë, tregojnë se planet e klubit janë për të ruajtur grupin në masën 80%, duke konfirmuar objektivat madhorë që ka në kampionati­n tjetër. Zyrtarisht nga “djemtë e detit” janë larguar emra si Idelino Gomes Kolibali, Sherif Kallaku, Arlind Kalaja dhe Xhonatan Lajthia. Veçanërish­t ai që ndihet më shumë është largimi i fantazisti­t Kallaku, i cili shënoi 14 gola me Teutën në kampionati­n e fundit. ZAMIR QYPI

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania