Panorama Sport (Albania)

Kukësi merr një boshnjak, Malota ikën nga Vllaznia

Mbrojtësi pranë kalimit te Laçi, mesfushori drejt Kosovës

- ADMIR URUÇI

Ekipi i Vllaznisë ka zbritur gjatë para dites së djeshme në stadiumin “Loro Boriçi” për të filluar punën për sezonin e ri. Seanca e parë ka nisur me disa fjalë të trajnerit Tomas Brdariç në drejtim të lojtarëve që ka pasur në dispozicio­n në fillim të punës. Ai ka kërkuar disiplinë që para nisjes së stërvitjes dhe deri në fund. Trajneri Brdariç ka kërkuar që lojtarët të jenë 1 orë para nisjes së stërvitjes në ambientet ku do të zhvillohet seanca. Po ashtu, trajneri u ka shprehur djemve se në ditët në vijim do të jenë edhe të tjerë lojtarë cilësorë që do të bashkohen me ekipin. STËRVITJA

Në seancën e djeshme nën urdhrat e teknikut Brdariç janë vendosur vetëm 12 lojtarë, një ndër të cilët ka qenë edhe afrimi i parë për këtë sezon, vlonjati Ardit Hoxhaj. Parimisht palët kanë rënë dakord për kushtet e kontratës, ndaj Hoxhaj pritet të hedhë edhe firmën që të jetë pjesë e kuqebluve. Megjithatë, ajo që ra në sy ishte se nga kontingjen­ti i titullarëv­e të sezonin të fundit, bënin pjesë Adili, Gurishta, Kruja dhe Sidorenko, lojtarë që kontribuua­n për këtë skuadër si titullarë. Ndërsa pjesa tjetër ishin lojtarë të rinj, madje të ardhur edhe nga ekipi U-19 i akademisë “Vllaznia”. Në këtë stërvitje mungoi edhe portieri Efremov, i cili është bashkuar me ekipin si pjesë e listës së federimeve të Vllaznisë B në fund të muajit shkurt. Ai ka një kontratë me klubin deri në shkurtin e vitit të ardhshëm. Nisur nga kjo, Brdariç dhe trajneri i portierëve Lekiqi kanë pasur në dispozicio­n vetëm dy të rinj, Qarri dhe Shkoza. Edhe lojtarët e tjerë të rinj që ishin

në stërvitje kanë qenë pjesë e ekipit në periudhën e fundit. Bushaj, Lekaj, Repaj, Mali e Deda dje kanë qenë pjesë e kësaj stërvitjej­e të parë. RENATO MALOTA Renato Malota është largimi i radhës nga Vllaznia. Mbrojtësi nëpërmjet një postimi

në profilin e tij në “Facebook” ka njoftuar se ka mbyllur bashkëpuni­min me klubin shkodran, por shton se është i lumtur që nuk e braktisi këtë skuadër në momente të vështira, kur edhe ofertat nuk i mungonin nga klubet e tjera. “Përshëndet­je të gjithëve! Nga

sot (dje) nuk do të jem më pjesë e Vllaznisë. Ndihem mirë që në momentet më të vështira nuk e braktisa kurrë këtë skuadër, edhe pse ofertat nuk më kanë munguar asnjëherë. Dua të falënderoj kryetaren e Bashkisë Shkodër, për respektin që më ka dhënë, gjithashtu edhe administra­torin Lici, që ka qenë korrekt dhe transparen­t me ne lojtarët. Në fund, dua të bëj një falënderim për tifozët shkodranë, që më kanë bërë të ndihem si të isha djalë Shkodre. Këtu mbyllet aventura ime me Vllazninë dhe gjithmonë do të keni një vend të veçantë në zemrën time”. Ky ishte mesazhi i lamtumirës i mbrojtësit Renato Malota, i cili duket pranë Laçit, pasi kanë nisur bisedimet mes palëve. GILMAN LIKA

E enjtja ka qenë ditë largimesh në Shkodër. Ndriçim Shtubina ishte i pari që zyrtarizoi “divorcin” me shkodranët dhe pa humbur kohë u prezantua

te skuadra e re, që çuditërish­t është Egnatia që militon në Kategorinë e parë. Më pas vjen mesazhi i lamtumirës i mbrojtësit lezhjan. Gjasat janë që Malota të pasohet edhe me largime të tjera nga radhët e Vllaznisë. Kapiteni i skuadrës, Gilman Lika, që ka marrë një ofertë zyrtare nga klubi, nuk pritet që të vijojë bashkëpuni­min me Vllazninë. Lika, pas kontakteve që ka pasur me drejtuesit e klubit shkodran, mësohet se është joshur nga një ofertë më e mirë nga Kosova. Me shumë mundësi ai do të zgjedhë këtë të fundit për të vijuar karrierën e tij. “Panorama Sport” mëson se për largimin e kapitenit trajneri Brdariç indirekt u ka thënë titullarëv­e të sezonit të shkuar që kanë qenë dje të pranishëm në stërvitje. Megjithatë, derisa Lika të vendosë firmën mbi kontratë, opsioni i vazhdimit me Vllazninë mbetet ende i hapur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania