Panorama Sport (Albania)

Taulant Xhaka, drejt firmës me Beshiktash­in

Levante do 2 mln €, sulmuesi në vitrinën e merkatos së Ligës 2

- OLSI TUJANI

Merkato e bujshme pritet për legjion arët e Kombëtares. Armando Sadiku është i shumëkërku­ar në Spanjë, ndërsa Taulant Xhaka pritet që të nënshkruaj­ë marrëveshj­e me skuadrën e Beshiktash­it. Sot mund të ketë edhe zyrtarizim të bujshëm të mesfushori­t te një ekip i madh.

XHAKA-BESHIKTASH Taulant Xhaka pritet që të bëhet lojtari më i ri i Beshiktash­it. Gazeta "Panorama Sport" ka mësuar nga burime të besueshme se lojtari i Kombëtares si dhe babai i tij, njëkohësis­ht edhe menaxheri, kanë udhëtuar gjatë pasdites së djeshme drejt Turqisë për të diskutuar nga afër detajet e fundit për këtë transferim të bujshëm. Gazeta ka mësuar se mesfushori i Kombëtares mund të gjejë gjatë ditës së sotme akordin final dhe të mund të nënshkruaj­ë me skuadrën e famshme turke. Pas një aventure të suksesshme me skuadrën e Bazelit në Zvicër, për shqiptarin është një hap i rëndësishë­m në karrierë që të mund të bëhet pjesë e një skuadre të madhe si Beshiktash­i. Këtë sezon, ky ekip e përfundoi në vend të tretë në elitën e futbollit turk dhe merr pjesë në fazën e dytë të kualifikue­seve për në Ligën e Kampioneve, ku pritet që të luajë në një mes datave 25 ose 26 gusht.

Karriera - Xhaka ka në karrierën e tij një CV të rëndësishm­e. Mesfushori i Kombëtares ka fituar gjashtë herë

titullin kampion në Zvicër dhe gjashtë herë Kupën e Zvicrës. Për Xhakën, kontrata me Bazelin është e vlefshme deri më 30 qershor 2021 ndaj edhe kalimi në Turqi do të kërkojë patjetër konfirmimi­n dhe miratimin ekonomik nga ekipi helvet. Mesfushori 29-vjeçar është

bashkuar me Bazelin që në vitin 2010 dhe ka luajtur vetëm te skuadra e Grasshoper­sit për një sezon e gjysmë. Gjatë ditës së sotme, Taulant Xhaka dhe babai-menaxher, Ragip Xhaka, pritet që të konkretizo­jnë këtë transferim të rëndësishë­m në karrierën e futbollist­it të Kombëtares.

Jo më kot, pas eliminimit nga Shahtjor Donjeck, Xhaka doli nga fusha e lojës në lot... Me sa duket, ishte fundi i një rrugëtimi prej më se dhjetë vitesh me Bazelin. ARMANDO SADIKU Armando Sadiku është një nga emrat më të kërkuar në

Ligën e Dytë spanjolle. 13 gola me skuadrën e Malagës, kanë bërë që për sulmuesin e Kombëtares shqiptare të ketë një vëmendje maksimale. Së fundmi, në mediat prestigjio­ze spanjolle janë bërë me dije edhe interesat ekonomike të Levantes. Skuadra nga Valencia ka caktuar edhe një çmim, pavarësish­t se deri më tani nuk ka shprehur asnjë interes për ta mbajtur bomberin kuqezi në skuadër.

Çmimi - Malaga ishte një nga ekipet e rrezikuara për rënien nga kategoria. Bomberi i Kombëtares udhëhoqi ekipin në realizimin e një objektivi të rëndësishë­m si mbijetesa në Kategorinë e Dytë spanjolle. Me 13 gola të shënuar, Sadiku nuk ka sjellë përfitime vetëm për Malagën që e kishte në huazim këtë sezon, por mbi të gjitha edhe për Levanten. Ekipi që e bleu nga Legia e Varshavës, tanimë kërkon që t'i kthehet investimi dhe të përfitojë nga forma e shkëlqyer e bomberit kuqezi. "AS" bën me dije se Levante kërkon të paktën 2 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin e Kombëtares. Një shifër

e lartë dhe e rëndësishm­e, që tregon se forma e sulmuesit të Kombëtares ka arritur majat dhe vlerat e tij tashmë janë disa miliona euroshe.

Bisedimet - Mirëpo, edhe në momentin që është caktuar një çmim kaq i lartë për shërbimet e Sadikut, në Spanjë ka ekipe të interesuar­a që nisin bisedimet me Levanten edhe në këto kushte. Siç bën me dije "AS", Tenerife ka nisur kontaktet zyrtare për të filluar një tratativë në lidhje me transferim­in e bomberit të Kombëtares. Kjo është skuadra e cila ka pësuar 2 gola në këtë sezon nga bomberi kuqezi, i cili i ka shkaktuar humbjen 2-0 në muajin dhjetor. Sadiku po kërkohet edhe nga Aris në Greqi si dhe Pogon në Poloni. Gjithashtu, disa ekipe të Ligës së Dytë në Spanjë kanë shprehur interesim dhe po ndjekin me kujdes situatën rreth të ardhmes së bomberit kuqezi. Sadiku u transferua ditën e fundit të merkatos te Malaga dhe ia doli që të rigjejë formën e tij ideale. Tanimë, mbetet për t'u parë se cili do të jetë destinacio­ni i tij i radhës në karrierë.

 ??  ?? Sadiku dhe Xhaka si kundërshta­rë në kampionati­n zviceran
Sadiku dhe Xhaka si kundërshta­rë në kampionati­n zviceran

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania